• |
ide | kryesore

Rama kritikon Kurtin në krah të Vuçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Unë besoj që tërheqja zvarrë e asociacionit të komunave me shumicë serbe është një gabim strategjik dhe po ashtu është një gabim strategjik edhe tërheqja zvarrë e krijimit të kushteve për serbët e Kosovës për të ushtruar të drejtat e tyre fetare dhe për kishën për të pasur ato që i takojnë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ashtu sikundër unë besoj se këmbëngulja për të mbajtur nëpër godina bosh të mbushura me policë, kryetarë komunash të cilët u zgjodhën në kushteve e një bojkoti, por nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë duke u kthyer në pengesë për zgjidhjen është një tjetër gabim strategjik.

Këto i kam thënë publikisht, i përsëris dhe këtu dhe nga ana tjetër unë shpresoj që presidenti dhe Serbia nga ana e vet do ta thotë qartë dhe shkoqur që në momentin që hapet rruga për zgjedhje, aty do bëhen zgjedhje dhe do të garantohet pjesëmarrja. Kjo është e gjitha për këtë pjesë” – tha Rama.

Vuçiç gjithashtu bëri kritika për Kurtin.

“Sa i takon takimit apo për të parë Albin Kurtin, nuk kam patur asnjëherë problem të diskutoj apo ta takoj atë, qoftë nga Tirana dhe nga Prishtina që unë kam marrë pjesë për 11 vjet në diskutime. I vetmi që nuk kam, pra unë kam folur me të gjithë, me Hashim Thaçin, me Ramush Haradinaj, me Hotin dhe diskutimet me të gjithë jam përpjekur të gjej zgjidhjet paqësore për problemet e popujve tanë, të vendeve tona që të jetojnë më mirë që ne të ofrojmë standarde më të mira jetese. Më pyesni se kur do ta shoh Albin Kurtin dhe ju as nuk e dini se as ata që janë më afër tij kur do ta shohin, por më mirë të mos bëj asnjë koment për këto gjëra”- tha kreu i shtetit serb.

Më pas Rama foli për propozimin e tij për draftin e komunave me shumicë serbe.

“Duke qenë se u përmend këtu propozimi, duhet ta përsëris edhe një herë që propozimi i një draft statuti është një kontribut nga ana ime që besoj që është një kontribut shumë pozitiv në përmbajtje, por që nuk pretendon të jetë një kontribut që palët duhet ta marrin dhe ta pranojnë apo nuk është një kontribut i konsultuar me asnjërën nga palët.

Jam pyetur për këtë në mënyrë të përsëritur në Tiranë, jam pyetur dhe gjatë këtij turi dhe më vjen keq që disa nuk duan ta kuptojnë që nëse ky do të ishte një kontribut në emër të Kosovës, atëherë ky kontribut nuk do kishte asnjë vlerë dhe unë nuk do ta merrja përsipër pasi për Kosovën dhe në emër të Kosovës flasin ata që e përfaqësojnë, ashtu sikundër nuk mund të ishte kurrë një kontribut që unë ta konsultoja me Presidentin e Serbisë.

Ky është një kontribut i shkruar i cili i është dorëzuar dy kumbarëve të planit franko-gjerman, presidentit të Francës dhe kancelarit të Gjermanisë dhe presidentit të Këshillit Europian për dijeni dhe kaq. Iu takon pastaj palëve ta kërkojnë, ta lexojnë apo mos ta lexojnë, ta konsiderojnë apo mos ta konsiderojnë. Unë besoj që është një kontribut pozitiv” – tha Rama.
©LAPSI.al



11 Comments

    1. Po si nuk e the nji fjalë për shqiptarët e luginës preshevës e bujanovcit . O edvin kristaq rama , o klysh komunisti

    2. Po si nuk e the nji fjalë për shqiptarët e luginës preshevës e bujanovcit . O edvin kristaq rama , o klysh komunisti

      1. Ti po qeveris mire vendin tend dhe te mbeti te kritikosh KM e Kosoves ai te pakten eshte burre e ka parime po ti mor i mjere ske vec nje gore qe sa vjdn e shperfytyrohesh. Te mbeshtesin vetem ca palonjerez per interesa te vogla e te ndyra Ti duhet te ishe duke rremuar kazanet e plerave ne Paris po cti besh komunistit Nano qe edhe pasi “hoqi dore ” ju beri te keqen me te madhe Shqipetareve te la ty me lali Erin si pasuri te paluajtshme te PS.

  1. Po ti vetë more pallë mbajte kryebashkiakë në të tëra bashkitë e vendit pas bojkotit të opozitës. Ky e ka bërë zakon të shajë kryeministrat e Kosovës sa herë takohet me shkijet.

    1. Po si nuk e the nji fjalë për shqiptarët e luginës preshevës e bujanovcit . O edvin kristaq rama , o klysh komunisti

      1. Detyra e Qeverise eshte te krijoje kushtet dhe garancite e duhura qe zgjedhjet te jene te lira e te mdershme , pjesmarrja apo bojkotimi i tyre eshte ne zgjedhjen e grupimeve shoqerore ose individeve … Ne rastin e komunave te veriut, zgjedhjet u mbeshteten nga perendimi dhe u pershendeten po prej tyre … Zotrote mgjth nuk garantove zgjedhje as te lira e as te ndershme edhe pse per kete arsye u bojkotuan nga opozita i njohe dhe sigurove perfundimi e mandateve te mare 10 -15% te votave edhe ke goje e flet ti …

      2. daja osé satanaja e ketij psikopati antishqiptare(per mua ky nuk di te bej as kamarierin e jo me kryeministrin)ishte nje nga njerezit me te ndyre ne Shqiperi.i ati ka firmosur per varjen e nje poeti,vetem se thoshte te verteten,e kjo ka ndodhur pak pas renies de juro te diktatures.ky monster e fisi i ketij duhet te ishin te perjashtuar nga politikberja per te pakten dy shekuj.mjere Shqiperia cfare felliqesish nxjere.

  2. Ia keni shkruar gabim – e ka ‘Ramiç’ emrin!
    Po gjithsesi, kush po ia var më ketij debili!

    1. vucici buzvici I mbron perhere serbet e vet cfardo te bejne kurse ky zagar antishqiptar I kritikon vellezerit tane,o mortje e sorrosjane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *