• |
ide | kryesore

Messi, nis aventura amerikane te Inter Miami: “I lumtur për këtë sfidë të re, do jap maksimumin”

-Instant, Sport
Messi



Lionel Messi flet tashmë si lojtar i ri i Inter Miami. Pak ditë para prezantimit zyrtar të Pleshtit, që do të zhvillohet në Florida të dielën më 16 korrik, kampioni i botës foli për TV publik argjentinas. Messi theksoi se është gati dhe shumë entuziast për përvojën e re në MLS: “Jemi të lumtur, të përgatitur dhe të etur për të përballuar sfidën e re. Mentaliteti dhe mendja ime nuk do të ndryshojnë. Do të përpiqem të jap më të mirën për veten dhe për klubin.”

Pleshti kishte oferta të ndryshme në tavolinë. Disa konkrete (Al Hilal nga Arabia Saudite) dhe të tjera që thërrisnin me nostalgji (ajo e Newell, që ishte vetëm një ëndërr). Por ata që përfunduan duke bindur Lionel Messi ishin amerikanët e Inter Miami. Të komanduar nga David Beckham, klubi nga Florida që luan në Major League Soccer, ka siguruar përfaqësimet e 7 herë Topit të Artë.

E duke folur për TV publik të Argjentinës para prezantimit të tij, Messi siguroi tifozët për të ardhmen e tij në ekipin kombëtar: “Nuk e di edhe sa do të luaj. Mendoj se do të ndodhë kur duhet të ndodhë. Pasi ka realizuar gjithçka, mbetet të zbavitem dhe le të jetë koha që do të tregojë se kur është koha”.

Lexo më tej: Messi bënte njoftimin, Beckham flinte: “Kisha 1 milionë mesazhe në telefonin tim”

“Për logjikë dhe moshë do të jetë në një kohë të shkurtër, por nuk e di saktësisht. Mendoj dita ditës, argëtohem dhe kënaqem sa bukur po e përjetojmë. Tani që kemi pasur fatin e madh të jemi kampionë të Amerikës dhe të Botës, është koha për ta shijuar”, ishin fjalët e 7 herë Topit të Artë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *