• |
ide | kryesore

Zayn Malik jep intervistën e parë pas 6-vitesh

Paparazzi, Slider
Zayn Malik



Këngëtari Zayn Malik u shfaq në një episod të podkastit “Call Her Daddy” dhe të gjithën e bëri për vajzën e tij, Khai.

Ajo tashmë është 2 vjeç, ndërsa Zayn po mundohet t’i japë një shembull të mirë dhe t’i tregojë se babi po ia del.

“Meqenëse kam një vajzë, gjëja kryesore në mendjen time është të përpiqem të jem një shembull i mirë për të”- tha ai për moderatoren Alex Cooper.

“E dini cila është arsyeja pse po e bëj këtë intervistë? Dikur kisha shumë ankth për të patur një bisedë si kjo. Unë dua që ajo të jetë në gjendje të më shikojë dhe të thotë: ‘Ja, babi im po ia del’.”

Jeta e Zayn ka ndryshuar që prej shtatorit 2020, kur erdhi në jetë Khai.

“Ka një moment të caktuar në jetën e të rriturve ku gjithçka është e paqartë, gri dhe e mërzitshme dhe ajo i ka rikthyer ngjyrat për mua.” tha ai.

Lidhja e Zayn Malik dhe Gigi Hadid mori fund në tetor të vitit 2021, pas përplasjes së këngëtarit me nënën e Gigi Hadid. Kjo e fundit pretendoi se Malik e kishte shtyrë, por ai i mohoi akuzat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *