• |
ide | kryesore

Kim te Bayern, Napoli bllokon gjithçka: luftë ligjore mes dy klubeve

-Instant, Sport
kim



Aks i ndezur Mynih – Napoli për shkak të transferimit të mbrojtësit Kim Min-jae nga napolitanët te bavarezët. Por nëse vërtet gjithçka dukej e kryer me pagesën e klauzolës, tashmë kanë lindur probleme. Mes koreano-jugorit dhe klubit të Aurelio De Laurentiis pritet tashmë një betejë ligjore.

Lajmi që po shkakton paqartësi tek tifozët e Bayern Munich është publikuar nga gazeta Bild. Sipas medias autoritare gjermane, Napoli po pengon procesin dhe dokumentacionin në lidhje me kontratën që legjitimon transferimin. Problem jo i vogël dhe, për këtë arsye, mbrojtësi Kim ende nuk është shpallur dhe prezantuar nga bavarezët për shtypin. Sërish sipas gazetës Bild, problemet kanë të bëjnë mes koreano-jugorit dhe Napolit dhe janë shumë ngërçet mbi të cilët duhet punuar.

Lexo më tej: Kim, mbrojtësi i ri i kampionëve të Gjermanisë: Bayern Munich paguan 50 milionë eurot e klauzolës

Bayern Munich është gati të kalojë në kundërsulm dhe të mbështetet te avokatët e tij për të zhbllokuar këtë situatë të çuditshme dhe të bezdisshme. Nga Mynihu bëjnë të ditur se tashmë avokatët po studiojnë çështjen. Megjithatë situata po rezulton të jetë më e komplikuar se sa pritej. Napoli nuk ka ndërmend të lëshojë asnjë centimetër derisa situata të ndryshojë dhe ndoshta nuk do ta pranojë transferimin. Nga ana tjetër, klubi gjerman ende thotë se ka besim se lojtari do të niset me skuadrën për turneun aziatik në Japoni dhe Singapor.

“MË MIRË TË MOS E THEM EMRIN”

Gjatë ditës së sotme, nga grumbullimi i Bayern Munich, Tuchel sqaroi ardhjen e Kim nga Napoli: “Ne duam të zëvendësojmë Lucas Hernandez (i cili u transferua te PSG, red) sa më mirë që mundemi. E emri se kush duhet të zërë vendin e tij nuk është sekret. Për momentin është më mirë të mos e përmend këtë emër – vazhdoi trajneri gjerman me shumë kujdes. Sepse kjo ndonjëherë mund të mos ndihmojë në negociata, por ne do të përpiqemi ta shpallim në ditët e ardhshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *