• |
ide | kryesore

Kosovë/ Protestë kundër ligjit për pagën minimale, kërkohet largimi i deputetes Kusari

Lajme, Të fundit



Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) e ka nisur të shtunën një protestë në Prishtinë kundër ligjit për pagën minimale.

Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur e ka kritikuar qeverinë për mospërfshirje të veteranëve në ligjin për pagën minimale dhe ka paralajmëruar edhe protesta tjera.

“T’i tregojmë politikës se nuk e ke mirë, kthejuni popullit dhe lërini përrallat që nuk shiten më”.- tha ai. Sipas tij, veteranët dhe shoqatat e veteranëve janë në gjendje të mjerueshme.

Po ashtu, është kërkuar dorëheqja e deputetes Mimoza Kusari – Lila pasi në disa përgjime të publikuara, Kusari – Lila, kryetare e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, është dëgjuar të ketë pohuar se ka komunikuar me nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.



2 Comments

  1. I fry shumë tollumbacja e protestës por doli një flluckë sapuni.
    Nuk janë budallenj kosovarët të bashkohen me hajnat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *