• |
ide | kryesore

Hilary Duff i bashkohet protestës së Hollywood

Paparazzi, Slider
Hilary Duff



Aktorja e njohur amerikane Hilary Duff iu bashkua grevës së aktorëve të Hollivudit, e cila zhvillohet jashtë Paramount Studios në Los Angeles. Aktorja 35-vjeçare, ndërsa merrte pjesë në grevë, këndoi “What Dreams Are Made Of” nga filmi i vitit 2003 “The Lizzie McGuire Movie”.

Duff mbante një tabelë ku shkruhej “SAG-AFTRA ON Strike”.

Aktorja shoqërohej nga bashkëpunëtorja e saj e ‘How I Met Your Father’ Fragia Raiza dhe së bashku ata kënduan dhe kërcyen dhe gjithashtu bërtitën me zë të lartë: “Hej tani, hej tani, jemi këtu!”

Duff ndau foto të momentit në llogarinë e saj personale në Instagram me rreth 26.2 milionë ndjekësit e saj.

SAG-AFTRA, sindikata që përfaqëson aktorët e Hollivudit, njoftoi më 13 korrik se do të hynte në grevë pasi dështoi të arrinte një marrëveshje të re kontrate me Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit mes shqetësimeve për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës, e cila përfaqëson shkrimtarët e filmit dhe televizionit të Hollivudit, është në grevë që nga data 2 maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *