• |
ide | kryesore

Foto nga dasma e Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin

Paparazzi, Slider



Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin kanë ndarë foto nga dasma e tyre enë vendlindjen e nuses, Hungari.

Barbara, e cila ka marrë mbiemrin e burrit të saj pas dasmës së tyre veshi një fustan klasik të Vivenne Westwood për ditën e madhe, siç është dokumentuar në Vogue. Ngjarja u mbajt në një pronë që u përkiste prindërve të nuses, të quajtur Harlekin Birtok.

Fustani i ceremonisë me porosi të Barbarës, të cilin ajo e kombinoi me bizhuteritë Tiffany & Co., ishte një nga tre dukjet e mbrëmjes. Fustani i saj i dytë ishte nga Philosophy di Lorenzo Serafini. “Ekziston edhe një traditë hungareze ku duhet të veshësh një fustan të kuq pas mesnate – quhet menyecske ruha”, shpjegoi modelja në Vogue. “Nuk kishte asnjë dyshim — duhej të  më vishte një stilist hungarez për këtë, kështu që zgjodha Mero. Ata krijuan fustanin e ëndrrave të mia. Ishte seksi por edhe komod — pikërisht ajo që doja.”

Dylan shkoi në Instagram Story të martën për të ndarë foto nga dita e tyre e madhe, së bashku me një selfie nga aeroporti. “Sapo zbrita në LA nga fluturimi, faleminderit për të gjitha mesazhet e mira dhe do të postoj shumë imazhe nesër”, shkroi ai.

Ceremonia e dasmës erdhi gati katër muaj pasi një burim i tha ET se Sprouse dhe Palvin, të cilët filluan të takoheshin në vitin 2018, ishin fejuar.“Ata u kanë treguar njerëzve unazën e saj dhe janë shumë të lumtur”, tha burimi në mars. “Ata janë gjithmonë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin . ;ezi presin të fillojnë këtë kapitull të ri së bashku.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *