• |
ide | kryesore

Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin konfirmojnë fejesën

Paparazzi, Slider



Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin njoftuan fejesën e tyre gati një vit pasi aktori i propozoi.

Çifti, të cilët janë bashkë që nga viti 2018, e zbuluan lajmin në Instagram me postimet e tyre  për kopertinën e vjeshtës 2023 të revistës V. Sprouse tha në intervistën e tyre, e cila u krye nga vëllai i tij binjak Cole, se ai i propozoi në shtator.

“Ne nuk e kemi ndjerë domosdoshmërisht nevojën për të qenë plotësisht transparent me publikun në lidhje me aejesën tonë,” tregoi Sprouse. Megjithëse i mbajtën të fshehta detajet e propozimit, dyshja zbuluan se do të lidhin kurorë në vendin e origjinës së modeles së Victoria’s Secret, Hungari.

Palvin, nga ana tjetër shtoi se nuk ka nerva për martesën e ardhshme. “Mendoj se fejesa më stresoi më shumë se dasma,” pranoi ajo. “Dua të them, një burrë ka kohë për t’u përgatitur për propozimin – Dylan e mbajti unazën për shtatë muaj para se të bënte pyetjen – por për mua, ishte pikërisht atëherë dhe aty. “E dija që kur filluam të takoheshim se doja të martohesha me të, por është një vendim i madh.” Dylan, megjithatë, tha se ka një pjesë të veçantë në lidhje me dasmën. “Bëhet fjalë për kërcimin e parë. Jam nervoz. Unë nuk jam një balerin i mirë,” shtoi ai.

Dyshja filluan të takoheshin në vitin 2018 pasi aktori i “Suite Life of Zack & Cody” i shkroi modeles. Thashethemet për fejesën e tyre u shfaqën për herë të parë në mars, kur modelja u pa duke “treguar unazën e saj” në Festivalin e Filmit Mammoth./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *