• |
ide | kryesore

Presioni i PSG mbi Mbappé nuk bën punë, shtyhet afati: sulmuesi duhet të vendosë deri në 31 korrik

-Instant, Sport
PSG



Shtyhet për në 31 korrik afati përfundimtar mes PSG dhe Kylian Mbappé. Këtë e ka vendosur stafi i lojtarit dhe presidenti Nasser Al-Khelaifi. Numri 1 i klubit nuk ka ndërmend të humbasë kampionin francez me parametër zero në verën e vitit 2024. Ultimatumi fillestar i dërguar nga presidenti parisien ishte caktuar rreth datës 21 korrik. Por tani palët ranë dakord t’i japin vetes edhe dhjetë ditë të tjera për të zgjidhur çështjen e ngatërruar. Një datë që nuk duhet të jetë surprizë, duke qenë se sulmuesi 24-vjeçar mund të aktivizojë vitin e tretë të kontratës me PSG, deri më 31 korrik.

Golashënuesi më i mirë i sezonit 2022-2023 në Ligue 1, i ka komunikuar tashmë klubit qëllimin e tij për të mos rinovuar. Mbappe e ka bërë me anë të një letre që ka shkaktuar bujë të madhe. Megjithatë, situata mund të evoluojë më tej deri në fund të muajit, kur të skadojë ky opsion. Ndërkohë, Real Madrid është në dritare në pritje të zhvillimeve.

Lexo më tej: Mbappé ndikon gjithë merkaton: nga e ardhmja e francezit varet fati i Vlahovic e Osimhen

Asnjë ballafaqim, por një fjalim i ashpër para skuadrës, që me siguri e vuri në siklet Mbappé, gjithnjë e më shumë në mosmarrëveshje me klubin. “Askush nuk është mbi institucionin, madje as unë. E kushdo që nuk dëshiron të luajë për këtë fanellë nuk duhet të jetë këtu”, tha Al-Khelaifi, duke iu referuar qartë yllit francez. Mbappe shkon në skadencë në vitin 2024 dhe tani është në një krah të hekurt me klubin.

ALTERNATIVA E TRETË TREMB MBAPPE

Një intrigë që mban pezull jo vetëm tifozët e PSG, por edhe ata të Real Madrid që ëndërrojnë goditjen e madhe me një vit vonesë. Klubi francez po reziston dhe nuk sheh alternativë. Rinovim ose transferim i menjëhershëm, për të mos humbur një pasuri të tillë me zero. Nëse nuk arrijnë ta bindin Mbappe, parisienët po mendojnë edhe për hipotezën më kontroverse: dërgimin e lojtarit në tribunë për gjithë sezonin. Një rrezik që me Europianin në verë, fenomeni francez vështirë se do të dojë ta kalojë. Ndeshja është ende e hapur. E, pas kthesës së vitit 2022, kur Mbappé dhe PSG janë të përfshirë, asgjë nuk mund të përjashtohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *