• |
ide | kryesore

Mbappé ndikon gjithë merkaton: nga e ardhmja e francezit varet fati i Vlahovic e Osimhen

-Instant, Sport
Mbappé



PSG tashmë e ka komunikuar qartë se nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij. Kylian Mbappé është në merkato, por ka vetëm një klub që mund të firmosë me të. I njëjti klub që preferohet prej tij, si zgjidhja e vetme në rast largimi nga Franca: Real Madrid. Drejtuesit parisien duan 200 milionë dhe, edhe brenda filozofisë së Florentino, shpenzimi është sigurisht i tepërt. Për më tepër kur Blancos kanë shpenzuar tashmë 130 milionë në këtë merkato. Mbappé, sikur të mos mjaftojë, sjell me vete edhe një pagë jo të vogël.

Megjithatë, Reali, i djegur nga transferimi i munguar një vit më parë, e dëshiron shumë sulmuesin. Merengues janë të bindur se mund të amortizojnë çmimin e Mbappe, duke ndërtuar një super skuadër. Si dikur Galacticos, një markë që mund të monopolizojë merkaton botërore të futbollit. Tashmë, përveç aspektit teknik, klubet kanë prioritete të quajtura marketing dhe merchandising. Megjithatë, në rast të largimit të sulmuesit të tyre, PSG, që tashmë ka humbur Messi, duhet të fokusohet te një sulmues i nivelit të lartë. Përveç Harry Kane, i cili duket i destinuar për Bayern, merkato botërore ofron dy lojtarë veçanërisht tërheqës në Serie A.

ALTERNATIVAT PËR PSG

Njëri është Victor Osimhen, të cilin De Laurentiis, pavarësisht bisedimeve për rinovimin, nuk do të kishte probleme të mëdha për ta shitur nëse do të vinte vërtet një figurë monstruoze. Presidenti i Napolit kërkon diçka afër 200 milionë dhe është e vështirë të mendohet se PSG mund të shpenzojë të njëjtën shumë të mbledhur për shitjen e Mbappe.

Lexo më tej:Leonardo i pamëshirshëm me Mbappé: “Nuk është lider, duhet të largohet nga PSG”

Prandaj hipoteza e Vlahovic duket më e mundshme. Para së gjithash për çmimin, mes 70 dhe 80 milionë euro. E më pas sepse serbi është në fakt në merkato. Nga kjo shifër Giuntoli mund të marrë thesarin për të arritur te një sulmues që mund të bëjë diferencën. Romelu Lukaku pëlqehet, por vullneti i lojtarit dhe dialogu i vazhdueshëm, mes ofertave dhe kërkesave, mes Inter dhe Chelsea, nuk e lehtësojnë përfundimin pozitiv të historisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *