• |
ide | kryesore

Lufta e re e ftohtë: ukraina Kharlan mposht rusen Smirnova, skualifikohet se nuk i dha dorën

-Instant, Sport
Kharlan



Kampionia ukrainase Olga Kharlan mundi rusen Anna Smirnova 15-7 në Kampionatin Botëror të Skermës në Milano. Në fund të sfidës, atletja ruse kërkoi shtrëngimin e duarve me rivalen e saj ukrainase. Kharlan, në vend të kësaj, kreu vetëm një prekje të shpatës, një mundësi e parashikuar edhe nga protokolli Covid i FIE. Në atë moment Smirnova qëndroi në platformë për 45′ e ulur në karrige në formë proteste për mungesën e përshëndetjes.

Rregullorja parashikon skualifikim në rast të mos përshëndetjes në fund të ndeshjes. Vlerësimet nga FIE, federata ndërkombëtare, janë duke u zhvilluar. Në veçanti, vlerësimi është nëse ishte apo jo e qëllimshme mungesa e përshëndetjes. Ndërkaq, Kharlova është future në fazën e 32 më të mirave kundër bullgares Yoana Ilieva.

Lexo më tej: Botërori i skermës nën ‘pushtetin’ e politikës: shpatari ukrainas Reizlin braktis ndeshjen ndaj rusit Anokhin

Festë e madhe në tribuna nga ana e skuadrës ukrainase. Ata shfaqën edhe një pankartë me një slogan të përdorur gjatë betejave për pavarësi të Ukrainës nga BRSS, ku shkruhej “Ukraina para gjithçkaje”. Kharlan doli rregullisht në garë kundër Smirnova të Rusisë. Sipas asaj që mësohet nga stafi i sportistes, Kharlan nuk ka marrë as pëlqimin dhe as ndalimin nga ministri ukrainas i sportit, i cili është edhe presidenti i federatës së skermës locale. Zgjedhja për të garuar ose jo i është lënë vetë atletes. Ditët e fundit, bashkatdhetarët e saj kishin zgjedhur heqjen dorë nga sfidat me atletët rusë dhe bjellorusë: katër shpatarët e Kievit dhe dje Reizlin kundër rusit Anokhin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *