• |
ide | kryesore

Mashtrimi me Call Center-at, prokurorja italiane: Autorët ishin profesionistë të lartë

Lajme, Të fundit



SPAK dhe pala italiane kanë dhënë detaje mbi aksionin e ndërmarrë, i cili bëri të mundur shkatërrimin e grupit që mashtronin me anë të call centerave. Gjatë deklaratës për mediat, pala italiane tha se pjesa që ishte më shqetësuese lidhet me aftësitë ekstreme që zotëronin personat për të kryer mashtrimin.

“Janë kontrolluar 60 postacione kompjuterash, do të thotë se të dhënat trafikoheshin dhe do të thotë do duhet të hetoheshin me detaje, njëra pas tjetrës.  Shqetësuese është profesionaliteti ekstrem i personave të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Një profesionalizëm i lartë, që konsistonte në një aftësi për të mashtruar viktimat. Organizata fillestare karakterizohej nga role të përcaktuara tepër saktë. Nuk duhet të mendojmë se personat e mashtruar të kenë qenë të moshuara, apo që nuk kuptonin dot. Bëhet fjalë për subjekte që mashtroheshin përmes një teknike të rafinuar.

Lufta kundër këtij krimi kibernetik duhet të zhvillohet në mënyrë të pandërprerë dhe duhet të rrisin bashkëpunimin tonë, sepse paraja e pistë i ndot rregullat e shoqërisë dhe prodhon efekte të këqija në jetën tonë të përditshme”, tha përfaqësuesja italiane.



1 Comment

  1. Mirë që hetoi prokuroria italiane se për këta tanët ata do vazhdonin akoma.Dhe me siguri janë rilindas sepse për të jesh mashtrues e hajdut është cilësi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *