• |
ide | kryesore

Video/ Cristiano Ronaldo i habit të gjithë: luan keq e në fund të ndeshjesh kapet me kameramanin

-Instant, Sport, Video
cristiano



Nuk ka asnjë lojtar në botë më konkurrues se Cristiano Ronaldo. E kjo është një nga karakteristikat që e ka lejuar atë të ndërtojë një karrierë të mrekullueshme. Megjithatë, kur portugezi nuk fiton, zhgënjimi dhe nervozizmi shpesh e pushtojnë. E në këtë pikë, gjestet e tij të zemërimit, disa edhe shprehëse, nuk janë të rralla. Kjo ndodhi edhe në fund të ndeshjes së kupës, ku Al-Nassr barazoi me Al-Shabab. Duke u larguar nga fusha, i keqardhur dhe pa ngushëllim për performancën e tij personale dhe të ekipit, CR7 e la veten në një gjest të pahijshëm ndaj një kameramani.

Nuk është momenti më i mirë për portugezin, i shqetësuar nga mardhënia e krisur me Nike. Në fund të ndeshjes së fundit zhgënjyese të barazuar 0-0 kundër Al-Shabab, e vlefshme për Arab Club Champions Cup, Cristiano nuk ishte në gjendje të ruante qetësinë. Portugezi bëri një gjest nervoz ndaj një kameramani fatkeq, që ndodhej pranë tij në vijën anësore. CR7, autor i një testi nën ton, ishte pranë vijës anësore dhe po pinte ujë, kur operatori i televizionit mbërriti pranë tij. Një prani që ndoshta CR7 e konsideroi të papërshtatshme, nisur nga reagimi i tij.

Lexo më tej: Intrigë, apo betejë sponsorish? Al Nassr prezanton fanellat, por mungon Ronaldo

GJESTI I SHËMTUAR NDAJ KAMERAMANIT TË PAFAJSHËM

Kampioni i Funchal iu drejtua kameramanit që po e filmonte nga shumë afër dhe pati idenë t’i hidhte ujin me të cilin po shuante etjen. Një gjest i papritur që i habiti pak të gjithë, madje edhe vetë operatorin. Ai u largua në pak sekonda duke ecur drejt një zone tjetër të fushës. Episodi u regjistrua e padyshim që është e kotë të thuhet se videoja, si çdo gjë në lidhje me Cristianon, u përhap shpejt në internet. E kuptueshme që ka disa që nuk dinë të humbasin, por çfarë faji kishte ai kameramani?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *