• |
ide | kryesore

Intrigë, apo betejë sponsorish? Al Nassr prezanton fanellat, por mungon Ronaldo

-Instant, Sport, Video
Ronaldo



Al Nassr, një nga klubet më aktive në merkato në sesionin e verës, ka zbuluar fanellat për sezonin e ardhshëm. Imazh natyrisht emblemat e skuadrës, nga Brozovic te Telles, duke kaluar edhe nga Seko Fofana dhe Talisca. Fytyrat e reja dhe të “vjetra” të klubit kanë veshur fanellën e re, por me një mungesë të madhe që të gjithë e kanë vënë re: Cristiano Ronaldo. Çfarë ndodhi me portugezin? Kjo është pyetja më e postuar në Tëitter në rrjetet sociale. E gjitha në kohën kur CR7 po përballet me një problem të madh me Nike.

Në fakt, fanellat e Al Nassr janë prodhuar nga kompania amerikane, për të cilën CR7 ka qenë imazhi që nga viti 2003. Pikërisht me Nike, javët e fundit, marrëdhënia duket e plasaritur dhe jo pak. E bujshme ishte gafa e portugezit që mbajti për një pjesë loje, ndaj Celta Vigo, palestrinat ADIDAS.

Lexo më tej: Palestrinat Adidas, gafa që mund ti kushtojë Cristiano Ronaldos 147 milionë euro

Një gafë e bujshme, e cila mund të ketë tërbuar njerëzit e marketingut të markës amerikane. E mungesa e CR7 në videon promovuese të fanellave të reja të Al Nassr, me logon “Swoosh”, mund të konfirmojë ftohjen e madhe mes palëve. Ronaldo rrezikon tashmë të shohë marrëveshjen prej 147 milionësh të hidhet në erë.



1 Comment

  1. Po mire o miq te llapsit, nuk keni asgje te thoni per skuadret shqiptare por vetem per te huajat? A keni nerv shqiptari e profesinalizem, apo aq dime e aq bejme! Sepse ne meremi vetem me boten jo me veten! Poveri provinciali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *