• |
ide | kryesore

Palestrinat Adidas, gafa që mund ti kushtojë Cristiano Ronaldos 147 milionë euro

-Instant, Sport
adidas



Cristiano Ronaldo rrezikon të humbasë 147 milionë euro për një gabim të madh, që për më tepër nuk ka kaluar pa u vënë re. Në fakt, marrëveshja historike me Nike mund të hidhet në erë. E kjo pasi portugezi doli në fushë me Al Nassr duke veshur për 45 minuta palestrina Adidas, marka rivale historike e firmës amerikane. Një gabim i bujshëm, i cili nëse konfirmohet, mund të bëjë që Nike të ndërpresë kontratën e sponsorizimit me portugezin. Arsyeja është e thjeshtë: për shkelje të marrëveshjeve.

Në internet qarkullojnë foto të ndeshjes mes arabëve dhe Celta Vigos, e humbur 5-0 nga sauditët, në debutimin e Brozovic. Në atë ndeshje shumë tifozë vunë re tre linjat tipike të markës gjermane Adidas, në vend të “Swoosh” Nike nën geta. E nga Anglia është Daily Mail ajo që i bën jehonë lajmit. E përditshmja konfirmon se marrëveshja 147 milionëshe mes markës amerikane dhe CR7 mund të anulohet.

Lexo më tej: Cristiano Ronaldo shpallet sportisti më i paguar në botë

Ronaldo, ndër të tjera, është një nga sportistët më të mëdhenj të sponsorizuar nga Nike. Bashkëpunimi mes tyre, në fakt, vazhdon prej më shumë se njëzet vjet. Kompania Nike, në fakt, e ka shoqëruar CR7 në të gjitha veshjet e tij sportive që nga viti 2003.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *