• |
ide | kryesore

Vrαsje dhe atentate/ Burg për 6 të arrestuarit, mes tyre Gjoka dhe Bistri

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në qeli 6 personat e arrestuar, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë.

Në pranga ka përfundur ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka si dhe shtetasit Esmar Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash ekzekutimi, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Ervis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar. Ky i fundit dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e një personi 3 vite më parë në qytetin e Shkodrës në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka. Biznesmeni Gjoka është arrestuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar, në një ngjarje që ndodhi në qytetin e Shkodrës si dhe sigurim të automjeteve për të vrarë ekzekutuar dy persona të tjerë mes të cilëve edhe Ibrahim Licin. Ndaj Martinajt rëndon edhe akuza për sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e  Kleant Musabelli.

Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha nga togat e zeza të GJKKO-së pasi avokatët e të pandehurve kërkuan 2 kohë për tu njohur me dosjen voluminoze prej 126 faqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *