• |
ide | kryesore

Sherri në Hamallaj/ Ish-gardisti Nikolli: Konflikti nisi nga pala tjetër

Lajme, Të fundit



Ish-shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes se çfarë ndodhi dje në Hamallaj. Në dëshminë para uniformave blu ka thënë se e gjitha ka nisur kur babai i palës tjetër, Kaçi, i ka ofenduar.

Më pas, sipas Martin Nikollit, gjërat u përkeqësuan dhe konflikti u agravua e për këtë shkak thotë se ka qëlluar në ajër për të ndaluar sherrin.

“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur. Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta”, mësohet të ketë thënë ish-gardisti Martin Nikolla.

Ish-inspektori i Gardës së Republikës dhe pjesëtari i Grupit të Shoqërimit (nënoficer Sigurie) të Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, Martin Nikolla u arrestua nga policia e Durrësit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi rezultoi se me të afërm të tij dhunoi me shkopa bejsbolli dhe qëlloi me armë gjatë konfliktit një 80-vjeçar dhe tre djemtë e tij.



4 Comments

  1. Maloki affair! toka qe nuk jane te tyre, te pushtuara, tani zihen edhe per to … Pune mirditoresh. Nuk ka pa njeri hajer nga keta..

  2. Ore ti i pa emër 12:00.Akoma vazhdon me terma të tilla.Po ti a e di nga e ke prejardhjen??Shiko se dhe ti malok se Shqipëria tërë male është.Por ti je dhe patronazhist rilindas që flet me kaq urrejtje.Dhe sherrin e bënë po patronazhistët e Lindita Nikollës.

    1. Mjafton te te them qe ajo toke eshte e zene dhe pronarit nuk i kane dhene kurre leke, qe nuk kane paguar kurre elektrik e uje (i kemi paguar ne per ta), qe i rregulloj punet si ne mirdite, qe terrorizojne me dhune e kullosin delet ne mes te lagjes
      Pastaj hajde flasim, per termin maloki(qe per ta eshte me i buti).
      Patronazhiste dolet te gjithe keta, malokit..jane bere mavi te gjithe

  3. Fshati Hamallaj në Gjirin e Lalzit ku ndodhet, ne Mirdite? Ketyre mirditoreve po tu shkosh prane shtepive te tyre qe kane ne Mirdite , te vrasin. Prona ne Mirdite e prona te “xanuna” ne vendet me te bukura. Koken te hane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *