• |
ide | kryesore

Aksion në Vlorë/ Kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe persona të dyshimtë

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës së bashku me forcat ‘Shqiponja’ dhe ato operacionale kanë nisur kontrolle të shtuara në disa zona në qytet.

Kontrollet janë bërë në disa makina, dhe persona që dyshoheshin për armëmbajtje pa leje, apo probleme me ligjin.

Sezoni turistik sjell një numër të madh turistësh në Vlorë, e për këtë shkak masat e sigurisë nga ana e policisë janë më të shtuara.

Nuk dihet nëse ka pasur persona të shoqëruar apo vënë në pranga, ndërkohë që operacioni ka vijuar për disa orë në pika kyçe të qytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *