• |
ide | kryesore

Durrës/ Vrasja e 32-vjeçares, arrestohet i riu që shfrytëzonte për prostitucion të miturën

Lajme, Të fundit
Korçë, dy të arrestuar për vjedhje



Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të vijimit të hetimeve për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku një 32-vjeçare është gjetur e pajetë poshtë Urës së Dajlanit.

Në kuadër të këtyre hetimeve ka shkuar në tre numri i të arrestuarve, ku në pranga është vënë edhe një 24-vjeçar, i cili është kallëzuar penalisht nga 15-vjeçarja që është nën hetim nga policia e Durrësit në lidhje me vrasjen e Luljeta Prezës, se i riu e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Ndërkohë një ditë më parë në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari të cilët janë akuzuar si autorët e vrasjes së 32-vjeçares dhe janë proceduar penalisht edhe 3 shtetase të tjerë.

Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se viktima nuk ka pranuar që të japë të gjithë fitimet që merrte nga aktiviteti seksual që ajo ushtronte në këtë zonë. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.



2 Comments

  1. Shume e thjeshte zgjidhja. Mos te presim te kemi viktimen e radhes por te zhduket prostitucioni,me ligj dhe sidomos me zbatimin e atij ligji, dhe te monitorohen ose (nqs smbledhin mend) te mbyllen te gjithe te kamufluarat “qendrat e masazhit”. Me mire keto masa ,dhe shpetojme jete, e u kthejme dinjitetin atyre vajzave se sa te “ljame duart nga bashkfajesia” me nje status ne rrjete sociale. Ku je Zhaklina feministja? Merru me keto raste (meqe je vetquajt si mbrojtjesja e femrave) dhe jo me vizita ne Beograd

    1. Ahh mor Arber sa naiv qe je, prostitucioni ka lindur bashke me njerezimin dhe do vdes bashke me te. Kur nuk e zhduki dot regjimi komunist Demokracia nuk ka shance.
      Shumica e problemeve te prostitucionit vijne si pasoje e paligjshmerise se tije. Bie fjala, po te jete ai i ligjshem tutoret nuk do te ekzistojne me, dhe nuk do guxoj kush te vjedhi apo dhuoi prostitutat. Me ligjin aktual nese nje prostitute dhunohet, vidhet apo plagoset ajo nuk mundet dot te ankohet ne polici pasi perfundon vete ne burg dhe menyra e vetme per tu mbrojtur sadopak jane tutoret.
      Mos u mundoni qe normat tuaja morale tia impononi shoqerise!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *