• |
ide | kryesore

Margot Robbie mer ofertën marramendëse për të “shitur” këmbët

Paparazzi, Slider
Këmbët



Pas suksesit të madh të filmit të saj “Barbie”, aktores Margot Robbie po i hapen dyer të reja në karrierën e saj.

Sipas një raporti të Marca, pas pamjeve në film që tregojnë këmbët e Margot Robbie, ajo ka pranuar një ofertë profesionale për të shitur fotot e këmbëve të saj.

Platforma online “Fun With Feet”, ku mund të shkëmbehen foto këmbësh me të tjerët, i propozoi aktores.

Në një letër dërguar Margot Robbie-t, një prej administratoreve të platformës, me pseudonimin “Liz” i sugjeronte aktores që të punonte me ta për të krijuar përmbajtje në lidhje me filmin “Barbie”. Në fakt, ai i ofroi asaj një bonus fillestar prej 500,000 dollarë.

“E dashur Margot, emri im është Liz dhe bëj mijëra dollarë duke shitur foto të këmbëve në Fun With Feet. Gjithashtu, ju ngjaj shumë. Barbie janë të gjitha femra, por ne jemi edhe Barbie të vërteta, stereotipisht e kam fjalën”, nis letra.

“Do të doja të punoja së bashku në përmbajtjen e frymëzuar nga Barbie pasi do të na sjellë miliona. Plus, Fun With Feet po ofron t’ju japë një bonus prej 500,000 dollarësh për të filluar. Nëse jeni dakord, ne mund të përfitojmë si nga ngjashmëria jonë ashtu edhe nga obsesioni i botës me të gjitha gjërat Barbie, falë këmbëve tona,” vazhdon ajo.

Një ofertë e ngjashme i është bërë edhe Ryan Gosling, por detaje të tjera nuk janë publikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *