• |
ide | kryesore

Paquetà i hetuar nga FA për trukim ndeshjesh: dështon transferimi i brazilianit te Manchester City

-Instant, Sport
Paquetà



Probleme të mëdha për Lucas Paquetà. 25-vjeçari brazilian, siç raporton Daily Mail, ka përfunduar nën hetim nga Federata e Futbollit. Akuza është ajo e shkeljes së rregullores në lidhje me bastet dhe lojërat e fatit. Kjo lëvizje ka prishur negociatat mes Ëest Ham dhe Manchester City për mbërritjen e ish-mesfushorit të Milan nën urdhërat e Guardiolës. Të premten, në fakt, kontaktet mes dy klubeve janë ndërprerë për çështje “konfidenciale”. Sipas Sky Sports UK, hetimi mbi Paquetà kishte të bënte me disa baste të bëra në Brazil. Edhe pse vetë futbollisti e mohon dhe thotë se është i tronditur nga lajmi. Futbollisti rrezikon një pezullim të gjatë nëse shpallet fajtor për baste të vëna në ndeshjet e futbollit.

Me përjashtim të kthesave të bujshme, Paquetà nuk do të jetë përforcimi i City për të zëvendësuar të dëmtuarin De Bruyne. Kur gjithçka dukej e kryer, mbërriti hetimi i FA-së, duke anuloi operacionin prej 80 milionë paund. Sipas burimeve angleze, Ëest Ham kishte identifikuar tashmë zëvendësuesin: Kudus i Ajax.

Braziliani duhet të heqë dorë nga transferimi që do të kishte përfaqësuar një hap të madh për karrierën e tij. Paquetà, gjithashtu, rrezikon një skualifikim të gjatë. Majin e kaluar, sulmuesi i Brentford, Ivan Toney u dënua me tetë muaj për shkelje të rregullave të basteve të futbollit. Toney rrezikoi një skualifikim 15-mujor, i cili u reduktua në 8 sepse ai pranoi faktet dhe sepse u diagnostikua me një formë të varësisë nga bixhozi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *