• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi në koncertin e Lana del Rey

Paparazzi, Slider
Lana del Rey



E zhvilluar më 15 gusht në arenën Foro Sol në Mexico City, Meksikë, performanca e turneut të Rey ‘A Did You Knoë That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd’ ka ardhur në qendër të vëmendjes së fundmi, kur videot e një ngjarjeje të pazakontë janë bërë ‘virale’ në rrjet.

Në këto video, duken fansat që rrëzohen në tokë si një tufë dominosh; edhe pse nuk raportohet për viktima, ngjarja e frikshme i nxiti njerëzit të kërkonin një shpjegim logjik, teksa shumë prej ndjekësve i bëri të mendojnë se bëhet fjalë për një ngjarje paranormale apo magji.

Por, pavarësisht spekulimeve, G Keith Still, një ekspert i shkencës së turmës, kishte një shpjegim tjetër.

“Quhet një kolaps progresiv i turmës, ku vrulli i një personi që troket në një tjetër, rritet ndjeshëm,” shpjegoi Still për “The Messenger”.

Ai vazhdoi: “Mendoj se shprehja ‘efekt domino’ është mjaft e përshtatshme. Nëse grumbulloni domino, një domino mund të trokasë mbi një domino tjetër një herë e gjysmë më shumë se madhësia e tij, thjesht sepse po e ktheni një energji potenciale në energji kinetike. Ju po ndryëni forcën.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *