• |
ide | kryesore

Festë në shtëpinë e Williams: Serena sërish mama, lind vajza e dytë Adira River

-Instant, Sport
Serena Williams



Serena Williams ka bërë të ditur se është bërë edhe një herë mama, duke sjellë në jetë një vajzë gati një vit pas ndeshjes së saj të fundit. Ylli i tenisit amerikan ka postuar në Instagram një foto të saj, bashkëshortit, të porsalindurës Adira River Ohanian dhe vajzës së madhe Olympia. Adira është vajza e dytë e 41-vjeçares Williams dhe bashkëshortit të saj, bashkëthemeluesit të Reddit, Alexis Ohanian. Olympia ka lindur në vitin 2017, ndërsa në Met Gala, në maj, Serena zbuloi se ishte shtatzënë.

Serena Williams është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin ish-numri 1 i botës e ka bërë të ditur përmes profileve të saj sociale. Bashkëshorti i saj Alexis Ohanian ka publikuar disa foto, veçanërisht ato që portretizojnë vajzën e madhe Olympia së bashku me të porsalindurën lumin Adira. Kampionia, e cila së fundmi deklaroi se vajzës së saj të parë nuk i intereson fare tenisi, po shijon për herë të dytë mëmësinë.

POSTIMI

Këto janë fjalët e Ohanian në Instagram. “Jam i lumtur që mund të them se shtëpia jonë është e mbushur me dashuri. Një e sapolindur e lumtur dhe e shëndetshme, me një nënë të lumtur dhe të shëndetshme. Serena Williams më ke bërë një tjetër dhuratë të pakrahasueshme. Faleminderit të gjithë stafit të mrekullueshëm mjekësor që u kujdes për gruan time dhe vajzën tonë. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur prezantova me Olympia motrën e saj të vogël”. Serena, e cila u tërhoq pas US Open 2022, tani po shijon jetën e saj si nënë, larg tenisit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Serena Williams (@serenawilliams)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *