Mijëra abonentë të kompanisë telefonike “One” janë zgjuar pa shërbim ditën e sotme në telefonat e tyre.
Shumë prej shërbimeve të ofruara nga kjo kompani, thirrjet telefonike, mesazhet apo edhe shërbimi i internetit nuk kanë qenë të disponueshëm për qytetarët.
Në rrjetet sociale, përfshi edhe faqen e kompanisë në Facebook qytetarët shprehen të indinjuar nga mungesa e njoftimit nga “One”.
Lapsi.al u interesua pranë dyqaneve “One” dhe numrit të shërbimit të klientit. Sipas kompanisë, po bëhen riparime teknike me qëllim përmirësimin e shërbimeve.
Kur janë disa orë nga ndërprerja e shërbimit, kompania ende nuk ka reaguar publikisht për problemet e shkaktuara, por as institucionet shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëe nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
©LAPSI.AL
Mbase Palikari ka ndonje njoftim nepermjet ERTV?
Ja te pyesim nusen e tualetit
Irisin?
Po irisin
Kete ONE thone qe e ka nje bullgar mafjoz me lidhje te forta ruso-serbe, prandaj nuk eshte çudi vjedhja dhe sherbimi i keq. Qellimi kryesor eshte abuzimi dhe tu sherbej agjenturave te huaja.
Jojo…e shiten ata te hungarezet e Orbanit
Mbushin thesin ketu me sherbim mizerabël edhe na qeshin e na shajne nga mbrapa rruges per ne Beograd ku shkojne e puthen me Vucicin…
Edhe mire bejne se delet vetem tallje meritojne