• |
ide | kryesore

Dalja e të dhënave në sistemin TIMS, Instituti për Demokraci thirrje Kuvendit

Lajme, Të fundit



Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka reaguar lidhur me problemet e raportuar dhe ndërhyrjet në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Në reagimin zyrtar IDM shpreh shqetësimin lidhur me ndërhyrjen e raportuar së fundmi.

Ata kërkojnë që të zhvillohen hetime të plota dhe të gjithanshme nga institucionet përkatëse. IDM i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj institucioneve të sigurisë dhe inkurajojmë veprime konkrete për shqyrtimin e plotë të përgjegjësive institucionale lidhur me shkeljet e përsëritura dhe parandalimin e tyre në të ardhmen.

REAGIMI:

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ndërhyrjen e raportuar së fundi në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Theksojmë se kjo nuk është e para thyerje e sigurisë së të dhënave personale dhe sensitive të shtetasve në Shqipëri, ku edhe më herët IDM i është bashkuar shqetësimit të organizatave ndërkombëtare.

Ne inkurajojmë zhvillimin e hetimeve të plota dhe të gjithanshme nga institucionet përkatëse. Njëkohësisht, IDM i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj institucioneve të sigurisë dhe inkurajojmë veprime konkrete për shqyrtimin e plotë të përgjegjësive institucionale lidhur me shkeljet e përsëritura dhe parandalimin e tyre në të ardhmen.

Mirëqeverisja e sistemit dhe institucioneve të sigurisë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimeve të qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë, mbikqyrjes parlamentare, sistemit të balancave dhe kontrollit (checks and balance) dhe mundësimit të një roli më proaktiv të aktorëve të shoqërisë civile, rretheve akademike, medias etj. përbën domosdoshmëri për forcimin e performancës së tyre, rritjen e besimit publik tek institucionet dhe përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.



2 Comments

  1. Se di se perse shqetesohen Instituti per Demokraci. Shqiperia eshte komplet e zhvershur nga pirateria kompjuterike, si duket do te imtoje fotot nudo te Kryeministrit tone zemadh, i zhurzhem, i paturp, mua me pelqen kjo Shqiperi laskuriq!

  2. Bir selmani nene, ke te qaje me pare,, po kush te hetohet e ke te hetojne me pare, kjo qeveri e keto institucione dekonspirative duhej te kishin dhene doreheqje, ose te hetohej e tere nomenklatura e pushtetit, ky pushtet eshte i rene, por e mbajne ne kembe eshtrat e mendimit e trashegimit.Sa per hetuesi, prokurori, e drejtesi , tashme eshte vertetuar se ajto jane ne sherbim te ketij pushteti krimi nal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *