• |
ide | kryesore

Dafina e hoqi nga Instagrami, reagon Beatrix Ramosaj

Paparazzi



Dafina Zeqiri ka hequr së fundmi nga rrjeti social ‘Instagram’ ish-partnerin e saj Dj Geek dhe Beatrix Ramosaj.

Pas këtij veprimi ka ardhur edhe reagimi i Beatrix, e cila ndodhet prej disa javësh në SHBA. Përmes llogarisë së saj’, Ramosaj bëri të ditur për fansat se nuk ka hequr asnjë person dhe ka vetëm dashuri për këngëtaren.

“Nuk kam hequr nga lista e ndjekësve asnjeri. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë tjetër përveç dashurisë dhe respektit nga ana ime. Dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë tension apo çështje për të cilat jam në dijeni! Bëj atë që di të bësh më mirë, go off sis!”, u shpreh artistja.  Nga ana tjetër, ish partneri i Zeqiri, Dj Geek ka zbuluar se do të vazhdojë i vetëm karrierën në muzikë. Përmes InstaStory, ai tregoi se ish çifti do të punojnë së deri në fund të këtij sezoni veror.

“Publik i dashur, ju faleminderit për këtë rrugëtim të paharrueshëm! Gjashtë vitet e fundit kanë qënë një eksperiencë shumë e vecantë për mua. Ky ishte show-i i fundit për mua në ekipin e Moneyz, kështu që falenderoj përzemërsisht secilin anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht!. Shihemi së shpejti në projektet dhe performancat e mia të rradhës”, shkroi ai./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *