• |
ide | kryesore

Tragjedi në Madagaskar: turma jashtë stadiumit shkel njëri-tjetrin, 13 persona humbin jetën

-Instant, Sport
Madagaskar



Pesëdhjetë mijë njerëz u grumbulluan në portat e stadiumit, një turmë e pakontrolluar që shkaktoi një tragjedi që mund të ishte shmangur. Trembëdhjetë të vdekur dhe qindra të plagosur. Kjo është ajo që ndodhi në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Ishujve të Oqeanit Indian, në Antananarivo, në Madagaskar.

Në stadiumin Barea, një turmë e pakontrolluar dhe e pakontrollueshme shtypi dhjetëra njerëz te kangjellat e portave të hyrjes. Një aksident që shërbimi i rendit të impiantit nuk mundi ta evitonte. Mes trembëdhjetë viktimave, shtatë fëmijë që ishin në radhë për të hyrë në stadium. Kryqi i Kuq flet për të paktën 107 të plagosur të shtruar në spitale të ndryshme të qytetit.

Lexo më tej: Shtypën njëri-tjetrin, tragjedi në El Salvador: turma kapet nga paniku, 12 tifozë humbën jetën, 500 të plagosur

Trembëdhjetë të vdekur, nga të cilët shtatë të mitur është një bilanc që ka tronditur Madagaskarin. Ky është mjerisht vetëm një vlerësimi i përkohshëm i asaj që ndodhi me rastin e ceremonisë së hapjes së Lojërave të Ishujve të Oqeanit Indian. Në fakt,  mediat lokale raportojnë 107 të plagosur. Një turmë e madhe në portat hyrëse të stadiumit Barea në Antananarivo, kryeqyteti i Madagaskar, që shkaktoi një tragjedi të vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *