• |
ide | kryesore

Çmenduri në Angli, hidhet një tullë nga mbikalimi mbi autobusin e Aston Villa

-Instant, Sport
Aston



E pabesueshme ajo që i ndodhi ekipit të Aston Villa, gjatë kthimit nga transferta fitimtare në fushën e Burnley (1-3 rezultati). Autobusi me të cilin po udhëtonte ekipi nga Birmingham u godit nga një tullë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë lojtar apo personel të lënduar, por policia po heton.

NJË TULLË NË AUTOBUSIN E ASTON VILLA

Villians, pasi mundi Burnley në shtëpi, po kthehej në Birmingham me autobus, kur një objekt goditi xhamin e përparmë të automjetit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një ure për këmbësorë në autostradën M65. Policia e Lancashire raportoi më vonë se një tullë ishte hedhur nga ai mbikalim. Shoferi që drejtonte autobusin arriti të mbante kontrollin e mjetit. Fatmirësisht, asnjë anëtar i klubit nuk u plagos.

Lexo më tej: Zgjodhën Haaland si kapiten në fantazi-futboll para se të luanin kundër tij: polemika mbi 3 lojtarë të Burnley

KOMUNIKATA E BURNLEY

Burnley më pas lëshoi një deklaratë zyrtare në të cilën dënoi episodin: “Ne e dënojmë fuqishëm këtë sjellje – thuhet në deklaratë -. E do të mbështesim policinë e Lancashire në përpjekjet e saj për të gjetur personin përgjegjës”. Policia padyshim ka hapur një hetim. Për momentin nuk ka asnjë të dhënë, ndërsa janë duke u shfrytëzuar edhe kamerat e sigurisë së zonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *