• |
ide | kryesore

Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxisin aludimet për rikthim

Paparazzi, Slider



Irina Shayk duket se po shijon pushimet e fundit të verës me ish-Bradley Cooper, mes romancës së saj të fundit me Tom Brady.

Në një seri fotosh të shpërndara në Instagram Story , supermodelja ruse mund të shihet duke pozuar topless  buzë detit. Është interesante se ajo postoi gjithashtu një selfie pa këmishë të aktorit të “Silver Linings Playbook” i shtrirë në një kajak në atë që duket të jetë i njëjti vend.

Shayk, 37 vjeç dhe Cooper, 48 vjeç, u ndanë në vitin 2019 pas katër vitesh së bashku. Ata kanë një vajzë 6-vjeçare Lea De Seine. Ndërsa statusi i tyre aktual i marrëdhënies është i paqartë, fotot  vijnë pasi Irina është afruar me Tom Brady.

Gati dy javë më parë, dyshja, u fotografuan duke dalë nga i njëjti hotel në Londër. Shayk dhe Brady u bënë tituj për herë të parë me romancën e tyre në qershor. Në atë kohë, Page Six raportoi ekskluzivisht se supermodelja u takua me ish-futbollistin kur të dy morën pjesë në dasmën e tregtarit të artit,Joe Nahmad në Sardenjë, Itali.

Megjithatë, menaxheri isaj  e mohoi pretendimin, duke thënë se lajmi ishte “krejtësisht i trilluar”. Afrimiteti mes  Brady dhe Shayk pason divorcin e tij nga Gisele Bündchen në tetor 2022 pas 13 vitesh martesë. Ish-ët kanë djalin Benjamin, 13 vjeç dhe vajzën Vivian, 10 vjeç. Ai është gjithashtu baba i djalit Jack, 16 vjeç, nga lidhja e tij e mëparshme me Bridget Moynahan./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *