• |
ide | kryesore

Meghan Markle ‘përdor’ mamanë e saj për famë?

Paparazzi



Në një lëvizje të llogaritur që synon rinovimin e imazhit të saj publik, Meghan Markle po përballet me akuzat se ka marrë mbështetjen e nënës së saj, Doria Ragland. Debati ka shpërthyer pas pranisë së dukshme të Doria-s përkrah Kardashians në një event të fundit bamirësie gjatë fundjavës.

Doria Ragland u kap në foto duke u shoqëruar me Kim Kardashian dhe Kris Jenner gjatë një gala bamirësie This Is About Humanity të mbajtur në LA. Ndërsa vetë Meghan mungonte dukshëm në këtë ngjarje, janë ngritur spekulime se ajo orkestroi pjesëmarrjen e nënës së saj si një manovër strategjike për të rindërtuar reputacionin e saj.

Gjatë një paraqitje të fundit në GB News, Kara Kennedy nga The Spectator shprehu pretendimet e saj. Diskutimi u përqëndrua në paraqitjen e papritur të Dorias në funksionin e bamirësisë, duke nxitur pyetjen se pse Meghan nuk ishte e pranishme në vend. Kara Kennedy u shpreh: “Kjo lëvizje e Meghan është taktikë e saj, duke përdorur nënën për të rifituar favorin që mund të kishte humbur. Është një veprim mendjemprehtë dhe do të guxoja të them, mjaft gjenial. Doria mund të jetë fare mirë arma e saj sekrete ndërsa ajo fillon këtë transformim”.

Ndryshe nga marrëdhëniet e trazuara që anëtarët e tjerë të familjes së Meghan, si babai i saj Thomas Markle, kanë ekspozuar në sy të publikut, Doria ka mbetur kryesisht e pa përfshirë në polemika. “Doria është larguar nga çdo dramë në vitet e fundit,” vuri në dukje Kara.Por prania e Kim Kardashian dhe Kris Jenner është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, pohoi ajo . Megjithatë, ekspertja mbretërore Ingrid Seward u shpreh skeptike, duke e cilësuar foton me Kardashian si të rastësishme, ndoshta të organizuar nga fotografët./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *