• |
ide | kryesore

Diplomati amerikan në Shëngjin, 3,200 afganë presin transferimin në SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit
Diplomati amerikan në Shëngjin, 3,200 afganë presin transferimin në SHBA



David Wisner, i ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka qenë dje në Shëngjin të Lezhës. Ai është takuar nga afër me një grup të shtetasve afganë që u vendosën në Shqipëri dy vite më parë.

Selia diplomatike thotë se janë 3,200 shtetas afganë që kanë ardhur në Shqipëri në pritje për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner vizitoi Shëngjinin dhe afganët në pritje të tranzitit për në Shtetet e Bashkuara. Ai u takua me punonjësit socialë frymëzues amerikanë dhe shqiptarë që ndihmojnë afganët gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Deri më sot, mbi 3200 afganë kanë përjetuar mikpritjen legjendare të Shqipërisë para se të zhvendoseshin përfundimisht në shtete të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, njofton Ambasada Amerikane.

Shqipëria ishte i pari shtet që u vetëofrua të priste afganët që po largoheshin nga vendi pasi trupat amerikane nisën të tërhiqeshin dhe lejuan talebanët të rimerrnin kontrollin e Afganistanit. Vendimi i qeverisë shqiptare u përshëndet nga shtetet më të fuqishme të botës, mes tyre dhe SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *