• |
ide | kryesore

Shakaja e Ramës për Putin dhe Prigozhin, media italiane: Makabre, të ftuarit u vunë në siklet

Lajme, Të fundit



Media italiane “il Post” ka komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Forumin Strategjik të Bled-it. Në artikull shkruhet se Rama bëri një shaka makabër për vrasjen e Prigozhin.

“Rama tregoi një shaka disi makabre për vrasjen e Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit Wagner i cili vdiq në rrëzimin e avionit të tij privat javën e kaluar në Rusi’- shkruhet në artikullin e medias italiane, ku më pas citohet fjala e Ramës.

“Nuk e di nëse keni dëgjuar që në Rusi janë duke u zhvilluar negociata për unifikimin e zonave kohore, sepse tani ka një diferencë prej nëntë orësh midis një pjese të vendit dhe një tjetër. Zoti President, ne kemi një problem. E dërgova familjen me pushime dhe i thirra për t’i thënë natën e mirë, por tashmë është mëngjes në shtëpinë e tyre dhe ata ishin në plazh. I telefonova Olaf Scholz-it për ta uruar për ditëlindjen e tij, por ata thanë se është nesër. Telefonova Xi Jinping për t’i uruar Vitin e Ri, por ata më thanë se është ende viti i vjetër”.

Dhe Putini thotë: “Po, edhe mua më ka ndodhur: thirra familjen e Prigozhinit për t’i shprehur ngushëllimet, por avioni nuk ishte nisur ende”.

Sipas medias italiane, në sallë pati të qeshura, por midis të ftuarve kishte edhe disa sekonda sikleti.



8 Comments

  1. Po cfare te tregoje ky neper samite pervec atleteve e batutave bajate ? Mos do te tregoje qe

    popullit po i merr shpirtin me taksa ? Mos do tregoje qe qeveria e tij eshte me e korruptuara

    ne Europe dhe gjysma e ministrave o jane ne burg ose te arratisur nga drejtesia? Mos do te tregoje

    se 1/3 e popullsise eshte larguar nga Shqiperia gjate regjimit te tij famekeq nga kushtet e

    perkeqesuara qellimisht? Apo se zyrtaret e tij hane me nje kafshate biftekun 1000 euro sa

    pensioni i shtate muajve. Te tregoje per Shqiperine e mjere qe e ka sfilitur e ka

    varferuar e ka rrjepur sebashku me rrjepsat e tij rilindas ? Apo te tregoje se si pushteti i

    tij dhe krimi qarkullojne “elitat” me njeri tjetrin ?

  2. Hajt se kryeminister I Shqiperise eshte..Sido qe te sillet nuk e merr njeri seriozisht. E ky eshte me nam nderkombetar. Kujdes se fut duart ne xhepa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *