• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Jimmy Buffett

Paparazzi



Këngëtari Jimmy Buffett, i njohur më së shumti për “Margaritaville” u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare.

I nominuari për Grammy “u nda nga jeta i qetë natën e 1 shtatorit i rrethuar nga familja, miqtë, muzika dhe qentë e tij”, sipas një deklarate të postuar në llogaritë e tij në mediat sociale. Kantautori “e jetoi jetën e tij si një këngë deri në frymën e fundit dhe do t’i mungojë pa masë nga kaq shumë,” përfundon deklarata. Shkaku i vdeekjes së tij ende nuk është zbuluar.

Të famshëm dolën në rrjetet sociale për të vajtuar muzikantin gjatë fundjavës, nga Andy Cohen te Hoda Kotb. “Ai e jetoi jetën md pozitivitet, gëzim dhe mirësi. Ai ishte miku i të gjithëve dhe Parajsa ishte kudo që ai ishte”, shkroi drejtuesi i “Watch What Happens Live”.

Sa i përket Kotb-it, bashkë-prezantuesja e emisionit “Today” shpërtheu: “Ky njeri personifikoi gëzimin. Mirësia e mishëruar. Gjithmonë duke qeshur. “Më kujtohet koha kur ai takoi mamanë time në jazzfest dhe e mbuloi me dashuri… sikur e njihte gjithë jetën e tij”, vazhdoi ajo përmes Instagramit. “Vë bast se ai e bëri këtë miliona herë me miliona njerëz. RIP @jimmybuffett.”

Lajmi i trishtë vjen katër muaj pasi Buffet u shtrua në spital dhe më pas anuloi një seri shfaqjesh. “Kam pasur një ndryshim të papritur të planeve këtë javë që na preku të gjithëve,” shkroi kantautori në maj ndërsa “adresonte disa çështje që kërkonin vëmendje të menjëhershme. Faleminderit për lutjet dhe mendimet tuaja, vitet tuaja të mahnitshme të besnikërisë.!’/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *