• |
ide | kryesore

U arrestua në Francë/ Përgjimet e dosjes “Metamorfoza” për Behar Bajrin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Behar Bajri



Behar Bajri është arrestuar sot në Francë, në kuadër të një operacioni të policisë franceze të zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare. Ai akuzohet si i përfshirë në komunikimet e dosjes masive të drejtësisë “Metamorfoza”. Bajri ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjet. Në përgjime zbulohet se Bajri do të vriste Gjin Boriçin (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ndërsa ky i fundit thuhet se në këmbim do të vriste Kleant Musabelliun, armik me biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Ky i fundit teksa komunikonte me Bajrin duke e pyetur këtë të fundit nëse ka mundur të flasë me “nëndrejtorin”, dhe i lë porosi që të marrë prej tij informacion se “përse ka ndaluar djalin e axhës”, si dhe “kush u ka thënë që të lënë furgonat e policisë në krye të rrugës së Licve”. Po ashtu në bisedë flitet edhe për Ibrahim Licin, dhe tentativën për ta gjetur se ku fshihet ai.

Pjesë nga dosja:

Më datë 16.07.2020 ora 12.48 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Pëllumbi i shkruan, “o vella Lul Kulla ka shok Gezim Celën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vete”.

Behari i shkruan që, “i kam marrë masat, ku ma e marr me u has me atë këtu. Minukun e kam mbrapa sepse dhe atij kam për tja q… ropt e tij. Të parin dua Dorin, Blertin, Bardhokun. Lict te hajn k… përvec atij që është duke nejt në Tiranë”.

Pellumbi e pyet se, “kush po rrin në Tiranë”.

Behari i përgjigjet që, “Ibrahimi, jam duke ju afru, me mujt me ja gjetë shtëpinë”.

Në orën 14.26 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Pëllumbi e pyet se, “në cfare ore e ke lënë me taku nëndrejtorin?”

Behari i shkruan, “më vonë, k*vën”.

Pellumbi i shkruan, “thuaji përse ke nis shkresë me ardhë grupet e vëzhgimit me kap me blind dhe me armë djalin e axhës, mbasi ka dal një ditë me ba xhiro. Pyete për llogari të kujt e ke bërë”.

Behari i shkruan që, “nuk dua ta bëj shok, do ta pyes, do ta rëndoj dhe ta fus në borxh k*rvën. Do ja shaj dhe ato k*rvat”.

Pëllumbi i thotë që, “shaja fort sepse ai i din për të fortë ato. Ai duhet me ik nga Shkodra sepse është fut thellë me Bardhokun. Pyete se kush të ka thënë me i lënë furgonat në krye të rrugës se Liceve”.

Pëllumbi i shkruan, “edhe dicka tjetër, thuaji kushdo që të jetë përzi me më fut në burg dhe me ndihmu kundërshtarët është hasmi im. Sepse kanë dasht me më gropos në të gjitha krahët. Nuk ka ndryshim një gjujts me lek me një që të con letrat me me fut në burg”.

Behari i shkruan, “po vella do ja them të gjitha”. 

/LAPSI.al



2 Comments

  1. nese lexon statusin e Berishes, vihet re me sy te lire se ndryshimet ne qeveri i sheh me nje realitet te permbysur, duke treguar qarte se as i mban mend keto ndryshime.

    Ndryshe s’kishte si te ndodhte qe Maznikun e propozuar per minister shteti per Pushtetin Vendor, e ‘con’ tek Ministria e Jashtme ne vend te Xhackes.

  2. Nese lexon mesazhet e ketyre ushtareve te rameshurres ….
    Edhe vemjet pa shtylle korrizore pendohen qe ja kane shiture votat ketyre binj bushtrrash. Per 50€.🤯
    Skeni pare gje akoma…
    Kur te dalin mesazhet e enchrochat dhe skyy te tao ballkurvit plendes-jevgut te rrajces dhe shoqeve te saj ministre ministresha…
    Atere do jete nje skenar filmi netflix.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *