• |
ide | kryesore

A do ekstradohet nga Franca, koka e grupit të Bajrave

Arkiva, Kryesore, Lajme
behar Bajri



Nuk dihet nëse do të ndodhë apo jo. Nuk dihet as koha se kur mund të realizohet. Por një gjë është fakt, SPAK ka kërkuar kthimin në Shqipëri të të arrestuarit në Francë, Behar Bajri, i cili, ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”. Ai që mendohet si koka e grupit të njohur me emrin “Bajrat” në zonën e Shkodrës ku bëjnë pjesë edhe Safet dhe Enver Bajri, kërkohet për porostije vrasjesh gjobëvënie, lotari të paligjshme e trukim ndeshjesh si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administratën shtetërore. Ai u arrestua në Strasburg të Francës pak ditë më parë, pasi policia e këtij vend që po e kërkonte e gjeti të vetëm në një lokal. 

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar këtë të enjte Ministrisë së Drejtësisë që të nis procedurat për ekstradimin e Behar Bajrit nga Franca duke i dërguar asaj të gjithë praktikën në lidhje me dosjen, në të cilën përfshihen provat konkrete kundër Bajrit dhe veprat penale për të cilat ai akuzohet.

Kjo procedurë zgjat maksimumi 40 ditë kohë që nga dita e arrestimit që të niset drejt Parisit. Behar Bajri, kishte kërkuar azil në Francë që prej vitit 2021 dhe qëndronte në këtë vend me periudha. Por nëse drejtësia shqiptare dhe vetë SPAK ishin treguar të pafuqishëm në burgosjen e tij, kanë qenë autoritetet belge dhe franceze ato që zbuluan dhe dekoduan aplikacionin SkyECC, nga ku doli edhe emri i të shumëkërkuarit i cili në biseda me të arrestuarin tjetër Pëllumb Gjoka, rezultonte se merrte porosi për vrasje. Përshembull një një nga bisedat e bëra publike Behar Bajri komunikonm e Astmer Bilalin lidhur me vrasjen e Ibrahim Licit të cilin duan ta eleminojnë të dy. 

Një operacion i përbashkët me disa shërbime të vendeve perendimore arriti që në shtator 2018 ti arretsonte të tre Bajrat, Safetin, Beharin dhe Enverin. Por dy vite më pas dy prokurorë të SPAK, Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili e sorrolatën dosjen e tyre me pretendimin se ata nuk formonin një grup të strukturuar kriminal. Dy prokurorët u mbrojtën edhe publikisht duke argumentuar: “Për të qenë para grupit të strukturuar kriminal kërkohet që të ekzistojë bashkëpunimi për kryerjen e një ose disa veprave penale, të paktën ndërmjet tre personave, në rast të kundërt, në qoftë se bashkëpunimi ekziston vetëm ndërmjet dy personave, nuk mund të jemi para grupit të strukturuar kriminal, por para formave të tjera të bashkëpunimit,” argumentojnë prokurorët e SPAK, i thanë atëhere BIRN Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili.

A do të luhet sërish e njëjta lojë kur dihen lidhjet e forta që ka ky grup me politikën dhe ndihmën që i kanë dhënë PS në zgjedhjet e Shkodrës? 

Tani për tani autoritetet shqiptare pretendojnë janë optimiste për ekstradim pasi vetë Franca disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK përgjime të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, të dekoduara në aplikacionin SkyECC, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo Ibrahim Licit.

©Lapsi.al

 

 

 



11 Comments

  1. Dhe kete radhe Berisha do te gjete ‘strehe’ tek Partia e Lirise e Ilir Metes dhe me sa duket, nje situate e tille do te vijoje deri ne momentin kur te themeloje me “Rithemelimin” nje parti te re politike.

    Basha duket se e pengoi dergimin e PD dhe te vules permes Bardhit tek Sali Berisha

  2. O Bushat eshte arrestuar per llogari te Interpol Tiranës. Nuk eshte arrestuar se vodhi patatatina ne France.
    Ti di dhe Frengjisht mor robqir, lexo mediat Franceze….

  3. i plasi kari edi rames.

    leket po i ben , ka gjithe vendin nen kembe, ci plasi kari e hongren ose jo bajrajt, ca i duhej rames e mori pre bajrajve, tani kan per te hedhe edhe me shume leke se do jen ne biruce!

  4. Islami u bë deputet i PD-së, Blushi i bëri një opozitë të fortë Edi Ramës në mandatin e parë, madje themeloi edhe një parti me të cilën doli në zgjedhje, ku dështoi e më pas la politikën. Arben Malaj u afrua me partinë e Agron Dukës, ndërsa Ylli Manjani shkoi në LSI, u bë edhe ministër i partisë së Ilir Metës, e sot është më afër Sali Berishës.

  5. PARODI

    APOLOGJIA E LULIT-SHPRESA E FUNDIT E LEGJENDËS-
    (Rruga më e mirë mes dhimbjes dhe shpresës është një gjumë i mirë.)

    Të dashur demokratë e militantë,
    ju kam mbledhur këtu sot,
    për t’ju dhënë një lajm shprese,
    për të ardhmen tonë mot.

    Evi Kokalari do t’i bashkohet PD-së,
    ka vetëm disa kushte për ne,
    gjëra të pranueshme gjithësesi,
    kjo do na sjellë një të ardhme të re.

    Evi do na bëjë konservatorë,
    do na mësojë politikën si amerikanë,
    do fusim në parti lobin gay,
    kjo do na sjellë vota anembanë.

    E tha dhe vetë Richard Grenell,
    se jetën e ka individi në dorë,
    e për të qenë një gay krenar,
    duhet të jesh patjetër konservator.

    Asnjëherë s’e kam kuptuar,
    si një gay të jetë konservator,
    Zoti krijoi Adamin dhe Evën,
    por Adami kishte ”karikator”.

    Prandaj duhet të jeni me parime,
    të besoni të gjithë në Zot,
    të bëheni të pasur në mendime,
    mos të flisni ashtu kot më kot.

    Familja do jetë e disiplinuar,
    kishat do luajnë rolin e vet,
    kështu s’kemi dhunë e anarki,
    por veç qetësi dhe stabilitet.

    Pra PD-ja e re do ketë vlera,
    familja do jetë tradicionale,
    prona do jetë si e shenjtë,
    partia organike, jo revolucionare.

    Revolucionet i bën Sali NonGrata,
    se ai është një besimtar komunist,
    që premton reforma të majta,
    edhe pse është zengjin kapitalist.

    Njerëzit janë qënie të papërsosura,
    të mirën nga e keqja s’dallojnë,
    iu duket kapitalizmi shumë i egër,
    dhe socializmin shkojnë votojnë.

    Ne s’mund të jemi liberalë,
    por e duam shumë lirinë,
    s’mund të jemi reaksionarë,
    s’mund ta mbajmë më bab Salinë.

    Ai është e vjetra s’ka ç’jep më,
    Evi e mbështeti dhe e braktisi,
    se tani ajo mes nesh gjeti lirinë,
    por në fillim na shau, s’na begenisi.

    Mos u habisni fare miqtë e mi,
    politika s’ka turp dhe as moral,
    sot të pështyn e nesër të lëpin,
    dje ishe qen e sot goxha djalë!

    Them që Evin ta bëjmë deputete,
    ta ngremë politikisht në piedestal,
    ta bëjmë zv. kryetare të partisë,
    të gëzohet e t’i bëhet zemra mal.

    Gaz Bardhit do i vijë plasja fare,
    që Evi tash e tutje do jetë me ne,
    do i lëpihet Saliut për në listë deputet,
    e la parajsën tonë si njeri pa fe!

    Problemi jonë nuk është Gazi,
    por mendësia e popullit tonë,
    si mund ta bindim këtë miltet,
    që konservatorë u bëmë kaq vonë?

    Çfarë traditash do ruajmë ne,
    kur 45 vite ishim komunista,
    32 vite demokraci-shkërdhatokraci,
    një popull dele si dumbabista!

    3 dekada e njëjta histori qeverisje,
    merr pushtetin, vidh e sundo,
    bli vota, kërcëno administratën,
    fito prapë zgjedhjet, pushtetin riciklo.

    Ah moj Evi ç’na bëre kështu,
    shpresë te ti kisha shumë,
    ajo tash m’u kthye në dhimbje,
    po iki t’i fus një sy gjumë!

  6. Çfarë nuk ka bërë këto 32 vjetë dhe nuk e kanë prekur. Është I pari që ka shkatërruar zgjedhje, I pari që ka bërë luftë civile në vend me mijëra viktima, I pari që ka nxjerr në prit dhe ka varë themeluesin e PD, I pari që ka vrarë për të vjedhur në Gërdec, dhe

    I pari që ka pushkatuar njerëz pa u pyetur kurrë për asgjë nga këto me 21 Janar 2011. Si I tillë ai e ka krijuar mitin e të paprekshmit në këtë vend, dhe kërcënimet e tij poshtëruese ndaj SPAK

  7. Gerdeci tregoi shtetin mafioz te ndertuar nga Sali Berisha,nje nga kriminelet me te medhenj kunder interesave te kombit shqiptar.Ai qendron si Esat Pasha dhe Sllobodan Milloshevici.80 vjec tani eshte politikani me negativ dhe i inkriminuar qe po demton interesat kombetare,mbeshtet terroristin Fredi Bejleri dhe bashkepunon me mafiozin tjeter Ilir Meta.Pa arrestimin e Berishës dhe Metes SPAK ska bere asgje.

  8. Fjala “Foltore” ka ca kohë që ka zënë vend të rëndësishëm në ligjërimin e përditshëm politik e mediatik, por edhe në veprimtarinë politike të opozitës shqiptare. Ashtu si fjalët e tjera shqipe “çajtore, gjellëtore, nevojtore” etj. edhe kjo fjalë tregon një vend ku mblidhen disa njerëz dhe flasin për ndonjë veprimtari plotësore të politikës.

  9. Berisha është peng i filozofisë së tij dhe viktimë e jetëgjatësisë në politikë. Ndryshe nga sa tenton të vazhdojë të shfaqet, Berisha po demonstrohet peng i atyre që ka filluar të ketë frikë t’u përmendë emrin. Në politikë dhe në botën e krimit. Me dikë e lidhin interesat ekonomike të njerëzve pranë tij, me ndonjë tjetër edhe fati i përbashkët.

  10. gjesti I një torollaku që shkon e heq kurorat dhe I hedh në anë të rrugës, pasi I duket sikur Benet Beci I ka vrarë gjyshin. Babi i Benet Becit ishte një akademik i djathtë që ruante gjuhën shqipe. Nuk ka ndonjë lihje me krimet e komunizmit. Sali Berisha ka qenë Sekretar partie dhe ka internuar një mjeke dhe është përfshirë profesionalisht si mjek në dëmtimin e një të dënuari politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *