• |
ide | kryesore

Ariana Grande mbështet publikisht Ethan Slater

Paparazzi



Ariana Grande tregoi mbështetje publike për të dashurin e saj, Ethan Slater, mes kthimit të tij në Instagram.

Fituesja e Grammy-t “pëlqeu” postimin e fundit të aktorit të “SpongeBob SquarePants: The Broadway Musical”. Postimi përmban një pamje nga afër të Slater duke buzëqeshur,një qen që shikon nga dritarja e një ndërtese të lartë dhe një video pa zë e tij duke praktikuar një rutinë në një studio kërcimi së bashku me aktorin e Broadway, Lorenzo Pisoni.

“Spamalot (nuk është në foto),” ka shkruar Ethan. Muajin e kaluar, kasti i ringjalljes së ardhshme të Broadway “Spamalot” u zbulua, duke e përmendur Slater në mesin e yjeve të muzikalit. “ Ethan Slater i bashkohet kastit të Broadway të Spamalot si Historiani/Princi Herbert”, thuhej në njoftimin zyrtar të produksionit, duke theksuar se shfaqjet fillojnë më 31 tetor.

Postimi i Slater shënon të parën e tij që nga divorci i tij. Lajmi për ndarjen e Grandes nga bashkëshorti i saj prej dy vitesh, Dalton Gomez, shpërtheu në korrik. Ditë më vonë, romanca e saj me Slater u zbulua.

Në atë kohë, ai ishte ende i martuar me të dashurën e tij të shkollës së mesme, Lilly Jay, me të cilën ai ka një djalë 1-vjeçar. Por më pak se një javë pasi marrëdhënia e tij  me këngëtaren u bë kryefjalë, aktori bëri kërkesë për divorc./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *