• |
ide | kryesore

Romelu Lukaku në Ciampino, tifozët shkatërruan makinat: rrezikojnë 5 vjet përjashtim

-Instant, Sport
Ciampino



Ardhja e Romelu Lukaku në Ciampino tërhoqi një turmë të madhe tifozësh të Romës. Por entuziazmi për blerjen e fortë të klubit, krijoi shqetësime të mëdha në rendin publik. Prokuroria e Velletri ka hapur hetimet për ngjarjet e ndodhura.

MAKINAT E SHKATËRRUARA

Mijëra tifozë u mblodhën në aeroportin Ciampino, për të përshëndetur ardhjen e Romelu Lukaku. Belgu ishte blerja e minutës së fundit nga verdhekuqtë. Belgu mori përqafimin e tifozëve të tij të rinj, të cilët megjithatë shkaktuan dëme të shumta në makinat e parkuara në parkingun e aeroportit. Tifozët nuk hezituan të hipnin mbi makina, duke i shkatërruar ato dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. Fotot bënë xhiron e Italisë dhe u publikuan në mediat kombëtare, mes indinjatës së përgjithshme.

Lexo më tej: Video/ Lukaku pritet si Mbret, 5000 tifozë të Romës në festë: ai me Friedkin fluturimi më i ndjekur në botë

ÇFARË RREZIKOJNË TIFOZËT

Prokuroria e Velletri ka vendosur të hapë një hetim për ngjarjet e ndodhura në Ciampino, me ardhjen e sulmuesit. Sipas asaj që raportohet nga Calcio&Finanza, Prokuroria po përpiqet të identifikojë përgjegjësit e akteve vandaliste në makinat e shkatërruara në parking. Nëse identifikohen përgjegjësit për aktet e vandalizmit, rrezikojnë dënimin deri në 5 vjet burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *