• |
ide | kryesore

Zbulohet emri i fëmijës së dytë të Rihanna dhe A$AP Rocky

Paparazzi



Është zbuluar emri i fëmijës së dytë të Rihanna dhe A$AP Rocky.

Sipas certifikatës së lindjes, të marrë nga The Blast ,çifti e quajti djalin e tyre Riot Rose Mayers. Rihanna dhe A$AP mirëpritën djalin e tyre të dytë më 1 gusht, në spitalin Cedar Sinai në Los Angeles, sipas certifikatës së lindjes. “Rihanna dhe A$AP do t’i kalojnë ditët e para të prindërimit larg syrit të publikut dhe nuk do të bëjnë asnjë plan të menjëhershëm për të prezantuar  fëmijën e dytë,” i tha një burim ET.

Një burim tjetër shtoi, “Rihanna dhe A$AP janë  shumë të emocionuar për të rritur familjen e tyre dhe janë kaq të bashkuar kur bëhet fjalë për prindërimin. Ata argëtohen shumë së bashku dhe janë shumë të dashuruar. Ata tashmë kanë  një lidhje  të veçantë dhe prindërimi së bashku e kanë bërë lidhjen e tyre edhe më të fortë”.

Rihanna dhe A$AP mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur RZA, në maj 2022. Çifti  pozuan së bashku për British Vogue pak para Super Bowl. Ajo e përshkroi amësinë si “legjendare”, duke shtuar: “Është gjithçka. Vërtet nuk e mbani mend jetën më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë”. RiRi ndau gjithashtu një foto të djalit të saj përpara Oscars, duke u tallur se shprehja e tij e frustruar e fytyrës ishte sepse “ai zbuloi se vëllai i tij do të shkonte në Oscars dhe jo ai”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *