• |
ide | kryesore

Shpallet vendimi për ASAP Rocky pas akuzës për sulm

Paparazzi



A$AP Rocky u deklarua edhe një herë i pafajshëm për dy akuza për sulm me një a*më zjarri gjysmë automatike të hënën, në gjykatën penale në qendër të Los Anxhelosit.

Dalja në gjykatë e Rocky-t vjen dy muaj pasi gjyqtari i Gjykatës së Lartë M.L. Villar vendosi se artisti do të duhet të dalë në gjyq për dyshimin se ka qëlluar në drejtim të mikut të tij të fëmijërisë, A$AP Relli, jashtë hotelit W. në Hollywood më 6 nëntor 2021.

Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, më parë u deklarua i pafajshëm për dy akuzat në gusht 2022. Një seancë paraprake u mbajt më pas për të përcaktuar nëse kishte prova të mjaftueshme për ta çuar çështjen në gjyq.

Në vazhdën e vendimit të gjykatësve se Rocky do të duhej të dilte në gjyq, ai ishte i detyruar të paraqiste përsëri deklarimin e tij të pafajësisë të hënën. Një seancë paraprake është caktuar për më 6 mars.

 Çështja e tij ka pasur disa kontradikta, pasi në nëntor, një detektiv i Los Angeles dëshmoi se kamerat e vëzhgimit në zonën ku ka ndodhur sulmi, dukej një burrë i ngjashëm si A$AP Rocky, duke mbajtur një armë në duar. Detektivi dëshmoi se personi në foto ishte reperi. Pas marrjes në pyetje nga avokati i Rocky-t, ai tha se oficerët nuk gjetën gëzhoja në vendngjarje, por viktima e pretenduar, Terell Ephron, i njohur edhe si A$AP Relli, u shpreh se ishte kthyer në vendngjarje dhe kishte gjetur vetë gëzhoja.

Në prill të vitit 2022, reperi u arrestua në aeroportin e Los Angeles në lidhje me çështjen, pasi sapo ishte kthyer nga pushimet me Rihanna-n, asokohe shtatzënë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *