• |
ide | kryesore

“I lumtur që lumturova shqiptarët”: Sylvinho mesazh të gjithëve pas fitores me Poloninë

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



Koha për tu qetësuar e për të ulur disi adrenalinën e pastaj një mesazh për të gjithë. Sylvinho ndihet mirë në Shqipëri dhe e kupton se edhe njerëzit e duan dhe e vlerësojnë. Braziliani e nisi me humbje në debutim, pikërisht kundër Polonisë që shembi në Arenën Kombëtare një ditë më parë. Nga aty në fakt, kuqezinjtë e tij nuk kanë gabuar asgjë dhe kanë vënë përfund Moldavinë e Ishujt Faroe. E në javën e nxehtë të shtatorit mori 4 pikët për të cilat do të kishte vënë firmën që në fillim. Barazim në Pragë me Çekinë kryesuese dhe pastaj parakalimi, me 2-0 ndaj polakëve.

Tekniku brazilian ka dashur t’i tregojë tifozëve të tij të rinj por të zjarrtë, vlerësimin për mbështetjen e madhe, jo vetëm në këtë ndeshje. Sylvinho e ka bërë këtë përmes një postimi në Instagram në portugalisht e në shqip.

Lexo më tej: “Një fitore për gjithë Shqipërinë”: Sylvinho ekzaltohet, ka edhe tre finale por pret Brojën

MESAZHI I TEKNIKUT SYLVINHO

Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme.
Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve.
Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final.
Forca Shqipëri 🇦🇱



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *