• |
ide | kryesore

Parrulla politike e kore fyese për shqiptarët: UEFA nis hetimin për Rumani-Kosovë

-Instant, Sport
UEFA



Rumania rrezikon një ndëshkim të ashpër nga UEFA për sjelljen e tifozëve të saj në ndeshjen e djeshme kundër Kosovës. Sfida u pezullua për më shumë se 50 minuta nga arbitri për një sërë pankartash me fjalët ‘Kosova dhe Serbia’. Sipas rregullores së UEFA-s, për këtë çështje do të hapet një hetim për “deklarata politike të ndaluara gjatë një ndeshjeje”. Ndeshja u pezullua para pjesës së parë dhe rifilloi vetëm pasi UEFA arriti të hiqte pankartat. Në fund Rumania fitoi 2-0, por nëse ndeshja nuk do të rifillonte Rumania do të kishte humbur 3-0.

Lexo më tej: FOTO/ Ndërpritet ndeshja në Rumani: shfaqet banderola ‘Kosova është Serbi’, Dardanët refuzojnë të luajnë

Gazetat “Alo” dhe “Blic” krenohen me ngjarjet e ndodhura

Arbitri francez Wily Delajdo në minutën e 18′ u detyrua të ndërpriste takimin mes Rumanisë dhe Kosovës. Sikur të mos mjaftonin koret fyese, ultrasit rumunë shpalosën një banderolë nacionaliste: ‘Kosova është Serbi’. Gazetat më të rëndësishme serbe kanë shkruar me krenari për atë që ndodhi. “Ishin të mundur nga e vërteta, ndaj braktisën fushën” – titulloi gazeta Alo, që vazhdoi -. “Rumunët kënduan: Kosova është Serbi. Blic i bën eko: “Futbollistë të ashtuquajtur nga Kosova u larguan nga fusha për shkak të pankartës “Kosova është Serbi”!.



1 Comment

  1. Ne foto lexoj dhe Bessarabia eshte Rumani, fjala eshte per krahinen e Besarabise qe Stalini ja mori Rumuneve kur i pushtoi ne vitin 1945, dhe metej eshte solarideti ortodoks i Rumeneve me Serbet ku ne parulle shkruhet. Kosova eshte Serbi. Rumunet si ortodoks te mire qe po tregohen ne stadjum tja lene Besarbise ortodokseve te Rusise e ta lene Serbine ti dali zot hallit te vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *