• |
ide | kryesore

Vota e emigrantëve/ Çuçi tregon prioritetet e socialistëve në sesionin e ri

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në një dalje për mediat, ka ndarë prioritetet e socialistëve sa i takon sesionit të ri.

Çuçi u ndal te reforma zgjedhore, integrimi në BE dhe vota e emigrantëve, për të cilat i shtriu dorën edhe opozitës.

“Grupi parlamentar i PS do të bëjë maksimumin në procesin e integrimit. Në procesin e integrimit do të luajmë një rol të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit të Shqipërisë me BE. Kuvendi ka kohë që e luan këtë proces, por ky proces që quhet një krehje e të gjithë trupës shqiptare për të parë se sa është kompatibël, besoj se ka rol me rëndësi në këtë proces. Ne si grup parlamentar do të luajmë dhe një rol në atë që quhet diplomaci parlamentare ku deputetët e PS do të jenë të angazhuar për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë dhe zhvillimet politike në Parlamentin Europian. Prioriteti i dytë që është i një rëndësie të madhe, është fokusimi i grupit parlamentar në reformën zgjedhore. Kemi një boshllëk që është krijuar nga vendimi i gjykatës Kushtetuese. Ne do të jemi angazhuar që t’i përshtatim këto kushte. Do të adresojmë pa humbur kohë reformën, votën e emigrantëve. Ne duhet të krijojmë mundësinë që të gjithë emigrantët shqiptarë të shprehen me votë për qeverinë që i duhet Shqipërisë. Për fat të keq kjo nuk është realizuar. Ne si PS e kemi qëndrimin tonë, kemi dhe draftin tonë që e kemi adresuar, pritet vetëm konsensusi nga opozita, që më pas ta kthejmë në një ligj dhe t’i japim shqiptarëve atë të drejtë që nuk është e vogël. Edhe opozita shpresoj që ta kuptojë këtë domosdoshmëri për të çuar para një grup nenesh që do të garantonin votën e emigrantëve në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë.”, tha Çuçi.



2 Comments

  1. Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *