• |
ide | kryesore

Arrestimi i Amant Josifit/ Denoncimi i Berishës: Lajmi u mbajt i fshehtë për një javë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Amant



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-këshilltarit të ish-ministres Olta Xhaçka, Amant Josifi.

Ky i fundit u arrestua në Dubai, ndërsa ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call-centre. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është mbrojtja politike e Josifit.

“Prej një jave, kupola e krimit të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, i fshehin publikut një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat idenifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë gjer në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifi. Amant Josifi është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili përmes call-center ka plaçkitur pensionistë europianë në shumën totale rreth 2.2 miliardë euro.

Si ndodhi kjo? Amant Josifi ishte këshilltari i Olta Xhaçkës dhe djali i nëpunëses së parë civile të shtetit, Strakosh. Por Amant Josifi kishte lidhje shumë më të fuqishme sesa Oltën dhe Strakoshën, kishte vetë Olsi Ramën.

Nëse call-centerat e tjera sulmoheshin ditë e natë nga tatimorët, nga policitë e ndryshme, kishte një call-center e cila zmadhohej çdo javë. Punonjësve të call-centerave u thuhej të vinin të punonin te ne, se kemi mbrojtje politike, se mbrojtja jonë është Olsi Rama, Edi Rama faktikisht. Në këtë rast del që mbahet një javë fshehtas në Dubai nga Taulant Balla dhe Edi Rama.”, tha Berisha.



9 Comments

  1. O Sali o hero Gazment Bardhi shumë të do. Lulit, lotët çurg.pd vendos cilin do kryetar grupi,nuk eshte ps ajo qe e vendos.kuvendi njeh pd e rregjistruar dhe jo foltoren e salihut e gazit gei qe thone jemi ne pd por qe ligji nuk i njeh,dyshja simpatike malok+ gei te krijoje parti te re.

  2. Lajmi u mbajt i fshehte per nje jave me urdher te rames i cili tha “ lajmi te mbahet i fshehte per nje jave” – kujdes mos ta marri vesh sala. Arsyea per fshehjen nje jave te lajmit do mbahet po ashtu e fshehte nje jave. Mbetet problem sala qe sdihet nga i merr vesh keto. Sa here thuhet ndonje sekret sala eshte aty duke e degjuar.

  3. 𝐇𝐚𝐧𝐢 𝐦. 𝐦𝐞 𝐥𝐨𝐣𝐫𝐚 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞𝐬𝐡 𝐣𝐮 𝐤𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐑𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬, 𝐦𝐚𝐦𝐢𝐧 𝐬𝐢 𝐞 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐦𝐢𝐫𝐞, 𝐭𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐚 𝐛𝐞𝐣𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐨𝐭𝐫𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐬𝐚𝐩𝐨 𝐢 𝐦𝐛𝐮𝐬𝐡𝐚 𝐦𝐢𝐭𝐫𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐬! 𝐋𝐚𝐣𝐦𝐢 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐢 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐮𝐫 𝐬𝐚 𝐭𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐣 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐬𝐚𝐣 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐧𝐨𝐫𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐎𝐥𝐬𝐢𝐭! 𝐊𝐞𝐧𝐢 𝐠𝐨𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐥𝐢𝐬𝐧𝐢 𝐣𝐮, 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐛𝐞𝐣𝐢𝐧𝐢 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐜𝐢𝐭 𝐧𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐠 𝐬𝐞 𝐚𝐢 𝐣𝐮 𝐚 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐢𝐫𝐞 𝐣𝐮𝐯𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐢𝐜𝐤𝐪𝐞𝐥𝐛𝐭𝐚 𝐭𝐞 𝐏𝐒! 😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂

  4. Nga i mer?O i pa emër 19:06.Po pse nuk ka njerëz të ndershëm në Shqiperi e qena duan të mirën.Jane si ty patronazhist e Enverist që ju kanë shpëlarë trurin dhe që bëjnë çdo gjë sepse jeni ju mbrojtës injorantë të këtyre kriminelëve pa skrupull.

  5. Sot, 25 vite nga dita kur opozita e drejtuar nga Sali Berisha sulmoi me armë institucionet dhe bizneset,ngele nje Kar serioz i salihut o Gimi,isherben si nje guerilas,me komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *