• |
ide | kryesore

Premtimi i pambajtur i Erion Veliajt me shkollën “Besnik Sykja” dhe shkelja e afateve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Më 13 qershor të këtij viti, Erion Veliaj i dedikoi një vizitë gjimnazit “Besnik Sykja”. Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj se kjo shkollë do të priste nxënësit në vitin e ri shkollor në shtator. Shtatori erdhi, por kjo shkollë nuk ka nisur mësimin.

Një inspektim i Lapsi.al tek “Besnik Sykja” zbulon një panoramë tjetër nga ajo çka premtoi kryebashkiaku.

Shkolla është ende në gjendje kantieri. Hyrja nuk ka mbaruar. Oborri nuk është shtruar. Një eskavator qëndron i parkuar brenda oborrit, anash godinës kryesore. Për t’a rënduar edhe më shumë situatën me punimet në këtë shkollë, askund në kantier nuk gjendej tabela e punimeve.

Pra premtimi i Erion Veliajt se në shtator nxënësit do të kthehen në këtë shkollë nuk është mbajtur.

Si për të mos u mjaftuar me qëndrimin e kryebashkiakut, jehonë premtimit të Veliajt i ka bërë edhe kryeministri Edi Rama. Një ditë pas vizitës së Veliajt, më 14 qershor Rama premtoi se shkolla do të ishte gati në shtator.

Por çfarë i rëndon edhe më shumë premtimet e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës është se kjo shkollë duhet të kishte mbaruar që vitin e kaluar. Një fotografi e tabelës së hequr tashmë të punimeve tregon se “Besnik Sykja” duhet të kishte përfunduar më 4 maj 2022.

Jo vetëm që afatet janë shkelur plotësisht, por edhe premtimi se kjo shkollë do niste punën një vit e gjysmë pas afatit nuk është mbajtur. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *