• |
ide | kryesore

Trossard afron Arsenal me kreun: rrëzohet në Goodison Park Everton

-Instant, Sport
Trossard



Arsenal triumfon 1-0 në shtëpinë e Everton falë golit të Trossard. Realizimi në minutën e 69’, pas një asist të Saka, e ngjit formacionin e teknikut Arteta në kuotën e 13 pikëve. Gunners nuk e gabuan mundësinë për tu afruar në -2 nga kreu, bashkë me Tottenham dhe Liverpool. Toffees, ndërkohë, janë ende në kërkim të fitores së tyre të parë këtë sezon.

Në Goodison Park, skuadra e teknikut Arteta ia doli mbanë me rezultatin 0-1. Gabriel Jesus nuk ishte titullar, me teknikun që i besoi treshes Saka-Nketiah-Martinelli nga minuta e parë. Sean Dyche, në anën tjetër, zgjodhi Beto si mesfushor sulmues. Pas 19′ Arsenal mori avantazhin, por VAR i mbyti gëzimin. Nketiah punoi topin pas një rikuperimi, Fabio Vieira shërbeu për brazilianin Martinelli, që mposhti Pickford në shtyllën e dytë. Vetëm se pozicioni fillestar i numrit 14 ishte jashtë loje. Befasi e dyfishtë për brazilianin, i cili menjëherë pas golit të mohuar u detyrua të dilte nga fusha për shkak të një problemi muskulor. Trossard mori vendin e tij dhe do të ishte protagonisti kryesor. Everton tentonte kundërsulmet, sepse londinezët kërkonin hapësira për të bërë dëme. Sidoqoftë, përveç goditjes së Rice, nuk mundën të krijojnë probleme të mëtejshme për vendasit në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Odegaard dha sinjalin, me një goditje qendrore nga një pozicion i shkëlqyer. Rrethimi i Gunners nuk arriti të sjellë rezultatet e dëshiruara, falë ndërhyrjeve vendimtare nga Tarkowski dhe Branthwaite. Ndeshja zhbllokohet në minutën e 69′, kur në zhvillimet e një goditje këndi, Saka shërbeu për Trossard, që e dërgoi topin aty ku Pickford nuk arrinte dot. Norvegjezi ishte afër dyfishimit por këtë herë nuk mundi të kalonte portierin anglez. Rezultati mbeti i pandryshuar e Arsenali ngjitet kështu në 13 pikë në renditje. Everton mbetet vetëm një pikë prapa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *