• |
ide | kryesore

Finalet e një Kampionati Europian në Shqipëri: FSHF në garë UEFA shqyrton kandidaturat

-Instant, Sport
FSHF



Finalet e kampionateve europiane do të luhet në Shqipëri. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të shqyrtojë në mbledhjen e radhës së 26 shtatorit kandidaturat për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027. FSHF është pjesë e kësaj gare të rëndësishme. Tashmë është dorëzuar aplikimi për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027. Pjesë e kësaj gare janë dhe Federata nga vende të rëndësishme europiane.

Në aplikimin e dorëzuar nga FSHF është parashikuar që ndeshjet të zhvillohen në “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”. Këto stadiume do të presin ndeshjet e fazës së grupeve, ato gjysmëfinale dhe finalen e madhe. Gjithashtu për zhvillimin e një kompeticioni të tillë kërkohen 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral. Këto qendra do të jenë në aksin Tiranë-Durrës, kjo edhe për shkak të numrit të hoteleve me kushte specifike që kërkohen.

HALLKA E PARË E KALUAR

Shqipëria është kualifikuar nga Komisioni i Tenderimit si një vend që i ka të gjitha aftësitë, kapacitetet dhe plotëson kriteret për organizimin e një Kampionati Europian për moshat e reja. Ky është padiskutim suksesi i parë, duke parë kriteret e larta që aplikohen në organizimin e kompeticioneve të tilla madhore. Nëse ky besim do t’i jepet nga UEFA në mbledhjen Komitetit Ekzekutiv javën e ardhshme, do të ishte padiskutim aktiviteti dhe ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe rajon.

Lexo më tej: Ceferin nxjerr në fushë presidentin e FSHF-së Duka: yjet e futbollit bamirësi për viktimat e përmbytjeve në Slloveni

Nëse Shqipërisë i jepet e drejta e organizimit të një kampionati europian për mosha lind dhe detyrimi për të kryer investime të rëndësishme shtesë në infrastrukturën e stadiumeve. FSHF do ta bëjë këtë Veçanërisht në fushat stërvitore në Tiranë, Durrës, Kamëz, Elbasan, Shijak, Rrogozhinë e Kavajë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *