• |
ide | kryesore

Erdogan: I besoj Rusisë po aq sa Perëndimit

Arkiva, Planet
Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet!



Duke folur për luftën në Ukrainë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se i beson Rusisë po aq sa i beson Perëndimit.

Duke shpjeguar takimin e tij të fundit me Vladimir Putin, Erdogan tha se ai nuk arriti ta detyronte atë të rifillonte marrëveshjen e drithit të Detit të Zi nga e cila u tërhoq Kremlini në korrik, por bindi Rusinë të furnizojë me një milion ton drithë Afrikën.

“Unë nuk kam asnjë arsye për të mos u besuar atyre,” tha Erdogan gjatë një interviste në Nju Jork, ku ai po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Në masën që Perëndimi është i besueshëm, Rusia është po aq e besueshme. Për 50 vitet e fundit, ne kemi pritur në pragun e BE-së dhe, në këtë moment në kohë, unë i besoj Rusisë po aq sa i besoj Perëndimit. ”

Turqia dhe Erdogan kanë qenë figura të rëndësishme në konfliktin në Ukrainë, dhe Ankaraja ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën, por gjithashtu ka ofruar ndihmë ushtarake për Kievin gjatë luftës.



1 Comment

  1. ERDHI KOHA QE ASKUSH SKA NEVOJ TI THUASH DICKA .NE ASNJE DREJTIM MBAZI I MALLI ZOT E KOMPLETOJ ME KRIJIM DHE UDHEZIM QE TE BINDET VET TE VLERSOJN RALITETIN NDAHET NGA PROBLEMET DHE ORJENTOHET DREJT ZGJILLJEVE ME HAK ZHVILLIMET TREGOJNE PER NJE REFLEKTIM TE ASHPER NDERGJALLESOR NEGATIV .QE THJESHT EMERTOHET SI SHKALL IMUNITETI UNIK. NJE ORGANIZEM ZINXHIR FUNKSIONI NDERGJALLESOR .NJEJT ME CDO ORGANIZEM VEC E VEC QE ZOTI I KA CAKTUAR FUQI IMUNITETI PER PERBALLIM SEMUNDJESH. PER TE GJITH SEMUNDJA SHEKULLIT ESHTE PADREJTESIJA EGOJA PER PUSHTET PARA .VESET E KEQIJA .QE KUPTOHET .KY ANGAZHIM I PAKUJDESESHEM ME PRITSHMERI VETSHKATRRIMIN DICKA QE NDERGJEGJA SJA PRANON ASKUJT ME SHUM GJASA SI DOMOSDOSHMERI PERSHTATJE . DHE EKUJLIBRI SJELL VETPASTRIMIN NGA E KEQA SEJCILI NE VETEN E VET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *