• |
ide | kryesore

Kamionçina përplaset me motorin, plagoset italianja

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fushë, ambulancë, Aksident



Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motomjet, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e këtij të fundit, një shtetase italiane.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa e plagosura është transportuar drejt spitalit jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *