• |
ide | kryesore

Video/ “Lazio, Lazio ik q*u…”: tifozët e Atletico shkatërruan turpshëm minutën e heshtjes në Olimpico

-Instant, Sport, Video
Lazio



Lazio-Atletico Madrid do të mbahet mend për golin në shtesë të portierin italian Provedel, por edhe për incidentin gjatë minutës heshtje në Olimpico. Një gjest i turpshëm nga tifozët e Atletico Madrid pak para fillimit të ndeshjes së Champions League ka zemëruar lacialët. Gjatë minutës së heshtjes, vendosur nga UEFA për të kujtuar viktimat e tërmetit në Marok dhe përmbytjes në Libi, tifozët spanjollë kanë nisur kundër skuadrës italiane.

Një moment solemn që duhej respektuar, duke parë tragjedinë e rëndë që kishte ndodhur. E ndërkohë, nga sektori i stadiumit i zënë nga mbështetësit spanjollë erdhën thirrjet e turpshme.

Lexo më tej: Video/ Lazio, goli i Provedel bën xhiron e botës: “Kam studiuar”

Në fakt, mbështetësit e Colchoneros shkatërruan atë moment, duke lëshuar thirrje kundër bardhekaltërve: “Lazio, Lazio ik q*u…” dëgjohej nga sektori i spanjollëve në Olimpico. Kore që shkaktuan reagimin e tifozëve të Lacios, të cilët duhej të fishkëllenin për të mbuluar fyerjet. Por duke e bërë këtë, pavarësisht qëllimit, e bënë edhe më pak të këndshme situatën me atë që fillimisht ishte një minutë solemne heshtjeje dhe respekti.

Tifozët e Lacios ishin në heshtje ashtu si edhe i gjithë Olimpico në respekt të momentit absolutisht solemn. Publiku spanjoll, i cili u dynd në Romë për të mbështetur ekipin e Simeone, e pa të arsyeshme të shfrytëzonte atë moment të vetëm heshtjeje në stadium për t’u dëgjuar dhe për të bërtitur thirrje fyese ndaj tifozëve kundërshtarë. Kore që duheshin shmangur absolutisht pikërisht sepse u nisën në një moment të papërshtatshëm kur kujtoheshin viktimat e dy tragjedive që prekën mbarë botën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *