• |
ide | kryesore

Video/ Shihni çmendurinë e Rodri: tentoi të mbysë Gibbs-White, kartoni i kuq direkt

-Instant, Sport, Video
Rodri



Manchester City triumfoi në ndeshjen kundër Nottingham Forrest, por Rodri u bë protagonist i një episodi shumë të shëmtuar. Spanjolli u shty nga Gibbs-White dhe humbi mendjen. Mesfushori reagoi në mënyrë të pakonceptueshme, duke marrë kartonin e kuq direkt nga arbitri.

Gjesti u raportua nga të gjitha mediat kryesore ndërkombëtare të cilat u tronditën nga reagimi i zemëruar i futbollistit. Gjithçka ndodhi në minutën e 46′, kur mesfushori i City po mbronte topin të dilte nga fusha. Gibbs-White u përpoq ta rikuperonte duke e shtyrë. Rodri nuk na pa më nga sytë dhe u kthye nga kundërshtari. Spanjolli filloi ta shtynte, derisa i vuri duart në fyt.

Gjesti zgjati disa sekonda, por mjaftuan që arbitri Taylor të nxirrte kartonin e kuq direkt. Lojtari i Nottingham, pasi u rrëzua përtokë, u ngrit duke mbajtur duart rreth fytit. Një tregues se kapja duhet të ketë qenë e fortë edhe pse e shkurtër. Rodri rrezikon dënimin me tre ndeshje për sjellje të dhunshme.

Lexo më tej: Video/ Foden e Haaland mbajnë City në krye të Premier League: Guardiola thyen Nottingham, të tjerët barazim

REAGIMET E GUARDIOLA E FODEN

Me daljen nga fusha, tifozët e Citizens e duartrokitën mesfushorin Rodri, por Guardiola nuk i hodhi as shikimin. Trajneri katalanas e qortoi lojtarin e tij para shtypit: “Jam i mërzitur me të. Shpresoj që ai të mësojë nga gabimi i tij dhe që kjo sjellje të mos ndodhë më kurrë. Unë mund të marr një karton të verdhë sepse nuk jam në fushë, por lojtarët duhet të kontrollojnë veten. Ai duhet të mësojë të kontrollojë dhe menaxhojë emocionet e tij”. Foden, ndërkohë, nuk ka dashur të komentojë për këtë çështje dhe e mbylli duke thënë: “Është e vështirë të kuptosh se çfarë ka ndodhur, duhet të rishikoj veprimin”. E çuditshme sepse mesfushori anglez ishte në të vërtetë vetëm dy hapa larg kur plasi sherri.

@htscr Rodri😠 ●𝟭𝟴$ 𝗞𝗜𝗧𝗦 𝗟𝗜𝗡𝗞 𝗜𝗡 𝗕𝗜𝗢● #rodri #mancity #angry #football ♬ Love You So – The King Khan & BBQ Show



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *